Arkiv-Lajme të përditësuara
Rishpërndarja e mandateve, dështon mbledhja e KQZ. PS, kundër. Biba: S’morëm informacion nga MB
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve nuk ka kaluar dot ne parim projektligjin per rishperndarjen e mandateve të deputetëve në zgjedhjet e 2013-s, pasi opozita ne Komision ka votuar kunder.
Mbledhja ka nisur me argumentimin e nenkryetarit Denar Biba per voten kunder, per shkak te mungeses se informacionit nga Ministria e Brendshme.
KQZ kishte programuar sot në axhendë votimin e projektvendimit, për të shtuar një mandat në qarkun e Tiranës dhe Durrësit dhe heqjen e një mandati në qarkun e Beratit dhe në atë të Korçës.
Karikatura e gazetës NY Times: Askush nuk mund t’i ndajë shqiptarët
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, prestigjiozja amerikane New York Times ka botuar një karikaturë të sajën, me titullin: “Askush nuk mund t’i ndajë shqiptarët”.
Një gjetje interesante, ku shihet shqiponja dykrenore e ndarë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe disa njerëz që përpiqen ta bashkojnë atë në mes.
Tema
Universitetet, Rama: Fonde, publikut e privatit
Në tryezën e sotme të arsimit, kreu i Partisë Socaliste theksoi nevojën e një verifikimi transparent dhe të pakompromentueshëm të cilësisë, kushteve dhe burimeve njerëzore në të gjitha universitetet publike dhe private. Rama kërkoi akreditim të Universiteteve gjithashtu pa dallim si dhe nxitje të konkurencës, nëpërmjet projekteve për fitimin e fondeve publike.
Gruevski vizitë zyrtare në Tiranë, ja axhenda
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë së Maqedonisë. Një nga zëdhënësat e Qeverisë, Muhamet Hoxha deklaroi se vizita përkon me firmosjen e disa marrëveshjeve ndërshtetërore, duke nënvizuar marrëveshjen për njohjen e patentave të shoferit dhe nisma të tjera në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror. Gruevski vjen në Tiranë pas më shumë se katër viteve, pas një vizite të tij në shkurt të vitit 2008.
15 vite burg për Kumbaron, Djali i Hoxhës: Drejtësia na vrau për herë të dytë babanë
Pas 5 vitesh ka përfunduar sot gjyqi ndaj tre ish- SHIK-asve të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha, ngjarje e ndodhur në vitin 1995. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 15 vjet burg ish-punonjësin e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), Ilir Kumbaro. Kumbaro akuzohet për torturim me pasoja të rënda, që çoi në vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha dhe është person i shpallur në kërkim.Trupi gjykues vendosi të pushojë gjykimin për dy të pandehurit e tjerë, Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini, ashtu siç kishte kërkuar edhe organi i akuzës.
Paketa fiskale 2013, qeveria ndryshon 7 taksa
Qeveria ka miratuar disa vendime që kanë impakt në 7 ligje tatimore. Një ndër me të rëndësishmet lidhet me tregtinë e kafesë, për të cilën janë lehtësuar ndjeshëm tarifat doganore. Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, akciza për kafen e papjekur nga 30 lekë për kilogram bëhet zero. Akciza e kafesë së pjekur, nga 140 lekë zbret në 60 lekë për kilogram dhe tarifa doganore për kafenë, nga 10 për qind bëhet zero.
Drejtësi për Ramushin!
Po bëhet gati një javë që shteti serb bashkë me miqtë e tij dhe me mediat e atjeshme, kanë nisur një fushatë të paprecedentë për të ndikuar në vendimin e Tribunalit të Hagës në rastin e ish- kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Një fushatë njëkohësisht e gërditshme, e pafrytshme, denigruese ndaj vetë Tribunalit të Hagës, si institucion i drejtësisë dhe jo politikës, por edhe kundër fqinjësisë së mirë me Kosovën, që dialogu mes dy shteteve po tenton të promovojë.
Mjekët do paguajnë nga xhepi për gabimet e tyre
Mjekët do t’i shpërblejnë vetë pacientët për çdo gabim mjekësor që ata bëjnë. Një fond i posaçëm do të krijohet nga pagesat e përmuajshme, për t’u përdorur për çdo rast kur verifikohet e drejtë akuza e të sëmurëve.
Ndërkaq, duke filluar nga janari i 2013-s, qytetarët dhe pacientët shqiptarë do të dinë se cili institucion shëndetësor plotëson standardet e shërbimit. Vitin që vjen, akreditimi do të bëhet i detyrueshëm si për publikët, ashtu edhe për privatët.
Rama: Shkolla, jo mjedis politik
Partia Socialiste është angazhuar në një fushatë gjithpërfshirëse me të rinjtë në të gjithë Shqipërinë. Në një takim me votuesit për herë të parë, kryetari i PS, Edi Rama u shpreh prerazi se, asnjë drejtor shkolle s’do lejohet ta bëjë shkollën mjedis politik të qeverisë dhe asnjë opozitë s’do pengohet të takojë mësuesit publikisht.
Sipas kryesocialistit Rama, arsyeja pse sot ka kaq shumë padrejtësi në shkolla lidhet me faktin që të rinjtë nuk e dinë se çfarë force kanë.
Izraeli dhe Hamasi njoftojnë armëpushim
Qeveria e Izraelit dhe lëvizja Hamas që kontrollon Rripin e Gazës njoftuan se kanë arritur një marrëveshje për armëpushim paraprak dhe se do të ndalojnë luftën nga nata e së mërkurës, por një njoftim i ngjashëm të martën nuk arriti të ndalë luftimet dhe bota po pret të shohë nëse palët do ta mbajnë fjalën këtë herë.