Arkiv-Lajme të përditësuara
Bullgari, protesta masive kundër qeverisë
Mijëra persona u manifestuan paqësisht në kryeqytetin bullgar Sofje, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë.
Protestuesit u shprehën të irrituar nga masat e shkurtimit që ka paralajmëruar qeveria, si dhe nga ajo që ata e quajnë paaftësi e autoriteteve për të rikthyer rritjen ekonomike në vend.
Shumica e të grumbulluarve ishin mbështetës të Partisë Socialiste Bullgare, paria më e madhe në opozitës.
CNN: Klasa e mesme në Greqi, kategori drejt zhdukjes
Një reportazh i CNN që fitoi më shumë se 5 milion shikues në mbarë botën, ka në qendër klasën e mesme greke, të cilë e cilëson një kategori në zhdukje.
Sipas rrjetit të madh të lajmeve CNN, klasa e mesme greke po bëhet një klasë e re shumë e dobët, tani në mes të krizës ekonomike dhe nën peshën e masave të reja shtrënguese. Reportazhi vëren se grekët dikur të pasur, panë jetën e tyre të shkërmoqet dhe të ndryshojë rrënjësisht në 2 vitet e fundit.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Tirana na ka harruar
Shqiptarët e Luginës së Preshevës konsiderojnë se shqiptarët jashtë vendit dhe vecanërisht ata në Luginën e Preshevës janë harruar nga autoritetet e Tiranës.
Këshilli për të drejtat e njeriut në Preshevë në një libër të posacem po mbledh nënshkrime nga shqiptarët e Preshevës dhe Bujanocit ku do ti dërgohen më pas qeverisë shqiptare. Aktvistët thonë se Shqipëria nuk ka respektuar Kushtetutën pasi ka lënë pas dore dhe nuk i ka ndihmuar kurrë shqiptarët në Luginë.
Economist: Franca, “bombë e kurdisur në zemër të Evropës”
Javorja prestigjioze për çështje të ekonomisë, Economist shkruan se “Franca paraqet bombë të kurdisur në zemër të Evropës”, ku sqarohen arsyet përse ky shtet do të mund të bëhej rreziku më i madh për valutën e përbashkët evropiane.
“Ky shtet gjithnjë ka qenë në zemër të euros, si dhe të BE-së”, shkruan Economist, duke sqaruar se presidenti socialist François Hollande mbështet valutën e përbashkët vetëm për shkak të forcimit të ndikimit francez në BE, ngase në të kundërtën do të binte nën ndikim të Gjermanisë.
Britania paralajmëron Spanjën për Gjibraltarin
Ministri britanik për Europën tha se ka patur 2 incidente serioze gjatë të hënës.
David Lidington tha se anija e flotës detare spanjolle kishte patrulluar në ujërat e Gjibraltarit dhe doganierë spanjollë u përpoqën të konfiskonin një anije civile.
Ai paralajmëroi Spanjën të ndalë “inkursionet provokative” në ujërat e Gjibraltarit. Spanja e ka kontestuar prej kohësh sovranitetin e Gjibraltarit, një territor britanik përtej detit, që ndodhet në fundin jugor të gadishullit Iberik.
Greqia para eurogrup. Samaras: Evropa të na mbështesë
Fondi Monetar Ndërkombëtar insiston në uljen e borxhit grek në 120%, në vitin 2020. “Negociatat për Greqinë nuk gjenden në ngërç. FMN synon për Greqinë “një zgjidhje reale” dhe “jo një zgjidhje provizore”, tha një zëdhënës i Fondit duke shtuar se se një imazh më i plotë për borxhin do të paraqitet në raportin e trojkës.
Greqi, 50% e kompanive shkurtojnë rrogat
Pothuajse gjysma e ndërmarrjeve greke gjatë këtij viti kanë bërë shkurtime të rrogave dhe personelit të punësuar.
Kështu thotë e përditshmja athinase “Kathimerini”, që ka publikuar të dhënat e dala nga një studim i kryer mes muajve prill-korrik nga kompania Aon Hewitt, mbi 165 sipërmarrje aktive greke.
Ndërkohë, nuk kanë marrë masa kaq drastike kompanitë ndërkombëtare që veprojnë në Greqi. Vetëm 9 për qind e këtyre grupeve të mëdha ka reduktuar rrogat në vend dhe 17 për qind ka shkurtuar personelin.
E përpjeta fiskale, Obama: Më shumë taksa të pasurve
Presidenti amerikan, Barack Obama u përqëndrua në apelin e tij drejtuar të pasurve të cilët duhet të paguajnë më shumë taksa, në konferencën e parë për shtypin që pas rizgjedhjes në Shtëpinë e Bardhë. Obama bëri thirrje për miratimin e shpejtë të legjislacionit në mënyrë që të përjashtohet rritja e taksave për ata që fitojnë 250 mijë dollarë, por refuzoi zgjatjen e kësaj mase edhe për më të pasurit, apo 2 për qindëshin e taksapaguesve amerikanë.
Eurozona në recesion, Gjermania mbetet e paprekshme
Eurozona është zhytur sërish në recesion, e kriza e borxhit në rajon vazhdon të dëmtojë kërkesën, tregojnë statistikat më të fundit zyrtare. "Ekonomia e bllokut me 17 anëtarë është rrudhur me 0.1 për qind mes korrikut dhe shtatorit, pasi shënoi një rënie 0,2 për qind në tre muajt e fundit",-bën të ditur Eurostat. Hera e fundit që eurozona ndodhej në recesion ishte në vitin 2009.
Skandali i pasaportave në Kosovë
Thellohet misteri i skandalit të pasaportave biometrike kosovare. Policia ka ndaluar një shtetase gjermane, si të dyshuarën kryesore për vjedhjen e fondit që duhej t’i kalonte kompanisë austriake, që prodhon pasaportat e reja.
Por, kur është marrë në pyetje nga prokurori i EULEX-it, shtetësja gjermane Natalie Velijaj akuzon direkt zyrtarë të Ministrisë kosovare të Punëve të Brendshme, për vjedhjen e 1.4 milionë eurove.