Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Tirana na ka harruar

Shqiptarët e Luginës së Preshevës konsiderojnë se shqiptarët jashtë vendit dhe vecanërisht ata në Luginën e Preshevës janë harruar nga autoritetet e Tiranës.
Këshilli për të drejtat e njeriut në Preshevë në një libër të posacem po mbledh nënshkrime nga shqiptarët e Preshevës dhe Bujanocit ku do ti dërgohen më pas qeverisë shqiptare. Aktvistët thonë se Shqipëria nuk ka respektuar Kushtetutën pasi ka lënë pas dore dhe nuk i ka ndihmuar kurrë shqiptarët në Luginë.
“Për këto 100 politika në Shqipëri ka bërë shumë pak për shqiptarët e Preshevës dhe përgjithësisht për shqiptarët jashtë, kjo politikë duhet të ndryshojë, ka ardhur koha për një Rilindje Kombëtare” thonë aktivistët.
Balkanweb.com
Add new comment