Economist: Franca, “bombë e kurdisur në zemër të Evropës”

Javorja prestigjioze për çështje të ekonomisë, Economist shkruan se “Franca paraqet bombë të kurdisur në zemër të Evropës”, ku sqarohen arsyet përse ky shtet do të mund të bëhej rreziku më i madh për valutën e përbashkët evropiane.
“Ky shtet gjithnjë ka qenë në zemër të euros, si dhe të BE-së”, shkruan Economist, duke sqaruar se presidenti socialist François Hollande mbështet valutën e përbashkët vetëm për shkak të forcimit të ndikimit francez në BE, ngase në të kundërtën do të binte nën ndikim të Gjermanisë.
Sipas kësaj javore, Franca jep hua me shkallë rekorde të ulëta të interesit, andaj edhe ia ka dalë të shmangë krizën e shteteve si Greqia, Italia, Spanja, Portugalia...Por, ekonomia franceze është bërë e ndjeshme që nga ardhja e Hollande në krye të shtetit dhe lejimit të udhëheqjes gjermane në krizën e euros. Economist pohons e Franca po e humb luftën për konkurrencë dhe ka shtuar borxhin e brendshëm që ka hipur në 90 për qind të GDP, që është më i larti në eurozonë.
Economist shkruan se klima e ndërmarrësish është gjithnjë e më e keqe dhe se korporatat janë në probleme, shkaku i legjislacionit rigid të punës dhe të tregut. Hollande kritikohet veçmas për shkak të rritjes së tatimit për 75 për qind për të pasurit, për tatim të ngritur ndaj kompanive, pasurisë, investimeve kapitale dhe dividendëve, si dhe ngritje të rrogave minimale. “Nuk është çudi që ndërmarrësit po e braktisin shtetin”, shkruan javorja londineze, e cila në fund porosit presidentin e Francës që të ndërrojë drejtimin, në të kundërtën do të humbë besimin e investitorëve dhe të Gjermanisë. “Kriza do të mund t’i gajaste që në vitin e ardhshëm”, shkruan gazeta, duke shtuar se Hollande nuk ka shumë kohë për çmontimin e bombës në zemër të Evropës.
Balkanweb.com
Add new comment