Arkiv-Lajme të përditësuara

Invalidët pa ilaçe në Durrës, pezullohet dhënia e KEMP-it

Postuar në 15 Nëntor, 2012 07:36

Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore ne Durres ndërpreret përkohesisht lëshimin e raportit te KEMP-it per personat me aftesi te kufizuara. Dosjet e të gjithë këtyre personave janë në proces dixhitalizimi; çka ka pezulluar punën për raportet duke bërë që  dhjetëra vetë - prej të paktën një muaji - të sorollaten pa mundur të blejne barnat.
 

Greqi, qeveria akuzohet për racizëm dhe ksenofobi

Postuar në 15 Nëntor, 2012 07:35

Vendimi i Këshillit të Shtetit, që gjykoi antikushtetuese dispozitat e “ligjit Ragousi”, për dhënien e shtetësisë greke dhe urdhri i kryeministrit Antonis Samaras për zbatimin e menjëhershëm të tij, shkaktoi reagime jo vetëm nga opozita greke, por edhe nga partitë brenda koalicionit qeveritar, të cilat e akuzuan qeverinë për axhendë raciste dhe ksenofobe. 

Çmimi Nobel për paqe, disa liderë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Postuar në 14 Nëntor, 2012 12:17

Dhjetëra drejtues evropianë kanë theksuar se do të marrin pjesë në dorëzimin e çmimit Nobel për Paqe në Bashkimin Evropian më 10 dhjetor në Oslo, por disa të tjerë e kanë refuzuar ftesën, njoftoi sot Instituti Nobel. 

"Disa janë shprehur se do të marrin pjesë dhe një numër i caktuar janë përgjigjur negativisht'', deklaroi drejtori i Institutit Nobel, Geir Lundestad, pa dhënë shpjegime për këto refuzime. 

Evropa në Grevë, protesta kundër kursimeve e papunësisë

Postuar në 14 Nëntor, 2012 12:12

Punonjësit në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian, zhvilluan protesta dhe greva kundër masave të kursimit e papunësisë në rritje, me përleshje të ashpra në Romë e Madrid, ndërsa është paralizuar trafiku dhe shërbimet janë ndalur. Grevat e përgjithshme në Spanjë e Portugali kanë sjellë edhe mbylljen e shkollave, ndërsa marshime janë regjistruar edhe në Greqi, Itali, Belgjikë e protesta më të vogla edhe në vende të tjera.

Pallate me klering, ndërtuesit në vështirësi financiare

Postuar në 14 Nëntor, 2012 12:00

 

Frikë lufte në Lindjen e Mesme

Postuar në 14 Nëntor, 2012 11:13

Hamasi njoftoi se lideri i njërit prej grupeve të armatosura të tij mbeti i vrarë nga një sulm ajror i avionëve ushtarakë izraelitë në Rripin e Gazas. 

Dëshmitarët nga vendngjarja thanë për BBC se makina e Ahmed Said Khalil al-Jabari u qëllua nga një raketë në kohën kur po udhëtonte në qytetin e Gazas. 

Izraeli fajëson al-Jabarin për të gjitha sulmet terroriste të ndëmarra kundër qytetarëve dhe interesave të tij në dhjetë-vjeçarin e fundit. 

Greqi, emigrantëve iu hiqet e drejta e votës në zgjedhjet vendore

Postuar në 14 Nëntor, 2012 11:12

Greqia iu heq të drejtën e votës emigrantëve, duke shpallur antikushtetuese dispozita të caktuara të ligjit të miratuar nga Qeveria Papandreu. 

Këshilli i Shtetit në një seancë me dyer të mbyllura, shpalli antikushtetuese pothujase unanimisht, dispozitat e ligjit 3838/2010 (i njohur si "Ligji Ragousi"), që iu mundësonte shtetasve të huaj të merrnin pjesë duke kandiduar dhe duke votuar në zgjedhjet vendore në Greqi. 

Ndotja e ujit në Kukës, DSHP gjobit ndërmarrjen

Postuar në 13 Nëntor, 2012 11:36

Cilësia e ujit të pijshëm në Kukës ka bërë që Drejtoria e Shëndetit Publik, pas shumë paralajmërimesh, të gjobisë Ndërmarrjen e Ujësjellësit. Prej kohësh në rubinetat e qytetarëve uji mbërrin i ndotur me ngjyrë dhe me erë; ndaj është kërkuar që pranë firmës që po kryen punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri të qëndrojë edhe një inspektor i Higjienës. 

Stendat e panairit, botuesit: Çmimi shumë i shtrenjtë

Postuar në 13 Nëntor, 2012 11:30

 

Në vigjilje të Panairit të 15-të të librit, disa nga botuesit shqiptarë ankohen përsëri për organizimin e ngjarjes më të rëndësishme vjetore për ta. Sipërfaqja e shtrenjtë e ekspozimit prej 70 eurosh dhe mungesa e transparencës, janë shqetësimit kyçe, të cilat, ata thonë, se, i vënë në vështirësi.

Greqia siguron fonde alternative

Postuar në 13 Nëntor, 2012 11:25

Qeveria greke arriti të siguronte fonde të cilat shmangin falimentimin e menjëhershëm në rast të zgjatjes së bisedimeve për kredinë prej 32 miliardë eurosh nga trojka, nëpërmjet shitjes së bonove të thesareve me afat të shkurtër maturimi. 

Athina zyrtare siguroi të martën 4,06 miliardë euro, nga shitja e bonove me afat 1-mujor maturimi, me interes 3,95% dhe nga bonot 3-mujore, me interes 4,2%.

Këto para do të shërbejnë për të përballuar këstin e pagimit të një kredie të mëparshme, prej pesë miliardë eurosh, që duhet të paguhet brenda ditës së premte.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara