Evropa në Grevë, protesta kundër kursimeve e papunësisë

Punonjësit në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian, zhvilluan protesta dhe greva kundër masave të kursimit e papunësisë në rritje, me përleshje të ashpra në Romë e Madrid, ndërsa është paralizuar trafiku dhe shërbimet janë ndalur. Grevat e përgjithshme në Spanjë e Portugali kanë sjellë edhe mbylljen e shkollave, ndërsa marshime janë regjistruar edhe në Greqi, Itali, Belgjikë e protesta më të vogla edhe në vende të tjera. Qindra fluturime janë anuluar në një ditë të koordinuar proteste nga ana e Konfederatës të Sindikatave të Tregtisë. Rreth 40 grupe sindakale nga 23 vende janë angazhuar në protesta.
Përleshjet e para të ditës u regjistruan në Madrid ku demonstruesit u përpoqën të ndalojnë punën e autobusëve e u ndalën nga policia. Episode dhune vazhduan më tej në qytete të tjera spanjolle dhe ministria e Brendshme njoftoi për 30 arrestime. Autoritetet e Madridit i kanë minimizuar problemet që solli greva, duke thënë se ka pasur një aktivitet normal në 80 për qind. Por, sindikalistët pretendojnë të kundërtën, me ndalesa të mëdha të punës.
Në Portugalinë fqinje, protestuesit marshuan me parrulla kundër Bashkimit Evropian, FMN dhe Bankës Qendrore Evropiane. Trojka në këtë vend, ka kërkuar masa të ashpra kursimi në këmbim të paketës së shpëtimit ptej 78 miliardë eurosh të dhënë vitin e kaluar. Automjete të blinduara kanë rrethuar sheshin Sintagma në Athinë, fushëbetejë e protestave të mëdha të kohëve të fundit në Greqi, madje disa e cilësojnë edhe kryeqytetin evropian të demonstratave. Mijëra protetsues kanë dalë edhe në Paris, në solidaritet me marshimet panevropiane kundër masave të ashpra të kursimit.
Albanian Screen
Add new comment