Arkiv-Lajme të përditësuara

Hapet në Tiranë ekspozita me vizatime të para 30 viteve

Postuar në 07 Nëntor, 2012 06:08

Vizatime që shënohen 30 deri 50 vjet janë në qendët të ekspozitës më të fundit hapur në kryeqytet. Fondi i Akademisë së Arteve është hapur për të prezantuar një pjesë të historisë nëpërmjet një ekspozite pjesë e kolanës "Kurikulum". E çelur në galerinë "Fap", ekspozita prezanton punime të përzgjedhura nga vitet 60-80 ku një pejsë e tyre i takojnë artistëve të njohur të ditëve të sotme.

Francë; gay-t, gati plani për adoptimin e fëmijëve

Postuar në 07 Nëntor, 2012 06:05

 

 Franca lejon aktualisht bashkimet civile mes çifteve të të njëjtit seks, por ishte një premtim fushate i presidentit, Francois Hollande, për të shtuar të drejtat e tyre. Tashmë ai po përballet me kundërshtime të forta ndaj kësaj ideje. 

Armitage: Vendet e Ballkanit nivel të lartë të borxhit publik

Postuar në 07 Nëntor, 2012 04:06

 

Jane Armitage, koordinatorja e BB për Ballkanin Perëndimor paralajmëron se vendet e Ballkanit kanë një nivel shumë të lartë të borxhit publik. Në një intervistë për prestigjiozen Reuters, Armitage thotë se borxhi është në nivel kritik.

"Do të thoja se borxhi në Malin e Zi, Serbi dhe Shqipëri është në një nivel kritik, veçanërisht në Shqipëri në 60 përqind të GDP-së, por po rritet me shumë shpejtësi në Serbi dhe Malin e Zi", tha ajo.

Greqi, sot Parlamenti voton masat e ashpra, grekët në rrugë

Postuar në 07 Nëntor, 2012 03:57

Parlamenti grek pritet të votojë sonte në mbrëmje paketën e masave të kursimit, që është një parakusht për lëvrimin e ndihmave financiare nga jashtë. 

Votimi i sotëm konsiderohet një sprovë për qeverinë e Antonis Samaras, në mesin e së cilës janë vënë re dridhjet e para. Kryeministri konservator mundi të parandalojë në kohë një revoltë në partinë e tij, kur përjashtoi nga grupi deputetin Nikos Stavrogianis, që refuzoi publikisht masat e kursimit, por problemi janë tani anëtarët e tjerë të koalicionit. 

Regjisori i njohur Causins: Kinemaja shqiptare në rrezik

Postuar në 06 Nëntor, 2012 11:52

Mark Cousins, regjisori i njohur irlandez dhe ish-drejtor i festivalit të Edinburgut e sheh të rrezikuar kinemanë shqiptare nga trajtimi i temava simbollike deri metaforike.
Pjesë e jurisë së festivalit të filmit këtu në Tiranë, Cousins nuk nguron të këshillojë kineastët të fokusohen më tepër në botën e brendshme njerëzore dhe të lenë mënjanë të shkuarën, politikën, apo tema të tilla, si, emigracioni.

Cameron i ofron imunitet al-Assadit

Postuar në 06 Nëntor, 2012 11:50

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, u shpreh se do t’i ofrojë paprekshmërinë dhe imunitetin nga përndjekja ligjore Presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, nëse do të vendosë të largohet nga vendi, duke i dhënë kështu fund luftës civile që po ndodh në Siri. 

Në një reagim nga Abu-Dhabi, Cameron u shpreh se “komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë në konsideratë çdo zgjidhje të mundshme, për të larguar Assadin nga vendi”. 

Sondazhi i MSN: Obama fiton "botën", Romney merr "Kinën"

Postuar në 06 Nëntor, 2012 07:13

Me rastin e ditës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, nuk janë vetëm amerikanët që votojnë, por edhe pjesa tjetër e botës, e cila përmes një sondazhi nga faqja MSN e internetit ka votuar në krye të Shtëpisë së Bardhë, presidentin aktual, Barack Obama. 

Korçë, rrobaqepsia mbyllet për shesh ndërtimi, 300 gra të papuna

Postuar në 06 Nëntor, 2012 07:11

300 punëtore të një rrobaqepsie në Korçë kanë mbetur të papuna sepse bashkia e qytetit ka ndërprerë kontratën 32-vjeçare me administratorin e ndërmarrjes. Shkak është bërë dhënia për shesh ndërtimi e zonës ku ishte instaluar rrobaqepsia.
Përveç që mbetën pa punë gratë kërkojnë shlyerjen e pagave të fundit që nuk kanë mundur ti marrin nga pronari. 

PS, Ahmetaj: CEZ mbifaturim energjisë, shqiptarët paguajnë 60 mln $ më shumë

Postuar në 06 Nëntor, 2012 07:07

 Deputeti i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj në një deklaratë për mediat akuzoi kompaninë CEZ Shpërndarje se ka mbifaturuar konsumatorët shqiptarë, ndërsa bëri përgjegjës qeverinë që ka lejuar, sipas tij një gjë të tillë. 

“Ndërkohë që Sali Berisha flet për buxhetin më të madh të historisë ne do ju tregojmë skandalin më të madh të kësaj historie, CEZ shpërndarje mbifaturon konsumatorët shqiptarë. Qytetari shqiptar është faturuar më shumë se sa ka konsumuar. Diferenca është 60 milionë dollarë në vit mbifaturim”, akuzoi Ahmetaj. 

Vlore, publikohet axhenda për 100-vjetorin, Bashkia e qeveria të ndara në festime

Postuar në 06 Nëntor, 2012 03:43

Bashkia e Vlorës publikoi axhendën për 100-vjetorin e pavarësisë. Përfaqësues të Bashkisë deklarojnë për NEWS24 se në ditët intensive të festës përfshihen aktivitete të përmasave kombëtare në sportet e xhudos dhe karatesë, apo aktivitete kulturore si premierat e ndryshme që teatri “Petro Marko” po organizon. Ndërkohë që në këtë fushë do të spikasë konkursi mes teatrove të ndryshme të vendit, me një numër të zgjedhur të estradave të qyteteve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara