Sondazhi i MSN: Obama fiton "botën", Romney merr "Kinën"

Postuar në 06 Nëntor, 2012 07:13

Me rastin e ditës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, nuk janë vetëm amerikanët që votojnë, por edhe pjesa tjetër e botës, e cila përmes një sondazhi nga faqja MSN e internetit ka votuar në krye të Shtëpisë së Bardhë, presidentin aktual, Barack Obama. 

Më shumë se 570 mijë njerëz në 36 vende të botës, jashtë Shteteve të Bashkuara, kanë votuar kandidatin e tyre të preferuar dhe nga rezultatet zbulohet se pjesa tjetër e botës do të donte Obamën për president. Demokrati ka arritur të mbledhë 81 për qind të preferencave, në krahasim me 19 për qind të kandidatit republikan, Mitt Romney.

Shifrat në disa shtete evropiane, psh 87 për qind e italianëve janë në favor të Obamës, tregojnë se reputacioni i Shteteve të Bashkuara në Evropë rrezikon të bjerë në nivelin e jopopullaritetit të kohës së George Bush, nëse republikani Mitt Romney zgjidhet president. 

Kina është i vetmi shtet që ka marrë pjesë në sondazh, i cili do të votonte Romneyn, e 52 për qind në favor, kundrejt 48 për qind për Obamën. Në një sondazh të mëhershëm gjatë fushatës, ku u pyetën më shumë se 12 mijë njerëz në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Pakistan dhe Kinë, nga forumi i YouGov-Cambridge ishte konfirmuar i njëjti trend. Euvropianët besojnë tek Obama dhe kanë një reagim të fortë negativ kundër Romney-it.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.