Arkiv-Lajme të përditësuara

Greqia, në grevë të përgjithshme

Postuar në 06 Nëntor, 2012 03:42

Greqia eshte perfshire nga nje greve e re e pergjithshme, e treta qe perballon qeveria Samaras ne kater muaj e gjysme ne pushtet dhe e 21 ne dy vitet e fundit. 

Prej ores gjashte te mengjesit te se martes dhe per 48 ore rrjesht,pezullohet puna ne administraten shteterore,shkolla, universitete, banka,gjykata.Nuk qarkullon shumica e mjeteve te transportit publik, anijet qendrojne te ankoruara ne porte. Spitalet punojne me personel sigurie, ndryshime ka ne oraret e fluturimeve te linjave ajrore.

Bullgarët: CEZ mund të shesë degën shqiptare

Postuar në 06 Nëntor, 2012 03:41

Kompani çeke CEZ do të vendosë deri në fund të këtij viti për fatin e degës së vet në Shqipëri, ndërkohë që njëri nga opsionet është shitja e saj. Lajmi vjen nga media bullgare e specializuar në sektorin e energjisë “Publics.bg”, e cila në një artikull të djeshëm vëren se “kompania elektrike çeke CEZ ka bërë me dije se do të vendosë përfundimisht në fund të këtij viti nëse do të nisë ndërtimin e një impianti prodhimi me gaz në Hungari dhe nëse do të shesë njësinë shpërndarjes në Shqipëri, me të cilën po has mjaft probleme”.

“Tetori i zi” i Spanjës

Postuar në 05 Nëntor, 2012 09:40

Numri i të papunëve u rrit me një rekord prej 2,7% vetëm gjatë muajit tetor në Spanjë, në muajin e tretë radhazi që kjo e dhënë vazhdon të përkeqësohet. 

Një “armatë” prej 4,8 milionë personash llogariten tashmë të papunë në Spanjë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës, e cila është ajo që përpilon statistikat.

Kjo rritje e re e çon numrin e të papunëve në vend në pothuajse 28%, duke iu afruar gjithmonë e më shumë kufirit të një të papuni në tre persona aktivë.

Shkurtimet në parlament, Samaras: Paketa e fundit për Greqinë

Postuar në 05 Nëntor, 2012 09:39

Vota kritike për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm që pritet në parlamentin grek, do t'u japë fund spekulimeve për daljen e Greqisë nga zona euro. Zyrtarët e lartë të Qeverisë së Athinës e kanë përmbledhur kështu, inkurajimin ndaj deputetëve të koalicionit për të votuar ndryshimet në rregullat e tregut të punës, masat e reja të kursimit dhe projektbuxhetin. 

Ukrainë, protesta masive për zgjedhjet

Postuar në 05 Nëntor, 2012 09:37

Partitë opozitare në Ukrainë janë duke realizuar protesta masive në kryeqytetin Kiev, si rrjedhojë e “fiksimit të rezultatit të zgjedhjeve”. 

Sipas opozitës, vonesat e mëdha në numërimin e votave janë realizuar qëllimisht, për të favorizuar deputetët pro-qeveritarë.

Autoritetet mohojnë akuzat dhe kanë paralajmëruar se do të përdorin forcën për të shpërndarë çdo manifestim të paautorizuar.

Greqi, kursimet e mëtejshme shkaktojnë protesta

Postuar në 05 Nëntor, 2012 09:27

 

 Qeveria greke po përgatit një paketë të re kursimesh që do të prezantohet në parlament këtë javë, ndërsa vendi vazhdon të jetë nën presionin e falimentimit. 

Deputetët do të duhet të miratojnë shkurtime të mëtejshme me vlerë prej 13,5 miliardë eurosh, të siguruara nga rritja e taksave, ulja e investimeve dhe shkurtimi i vendeve në administratë, për të marrë këstet e reja të kredisë, të vetmet që mbajnë ende në këmbë financat e rrënuara helene.

Zjarrfikësit e Prishtinës hyjnë sot në grevë

Postuar në 05 Nëntor, 2012 04:06

Shoqata e Sindikatës së Zjarrfikësve të Prishtinës ka paralajmëruar se dot ë zhvillojnë sot një grevë një orëshe e cila do të zhvillohet nga ora 10:00- 11:00. Shoqata e Sindikatës së Zjarrfikësve të Prishtinës ka njoftuar se greva do të zhvillohet për shkak të mungesës së plotësimit të kërkesave të tyre. 

Mungesa e energjisë në Lezhë, nxënësit bojkotojnë mësimin, banorët protesta

Postuar në 05 Nëntor, 2012 04:03

Mungesa e energjisë elektrike prej 15 ditësh në fshatin Manati të Lezhës, ka qenë shkaku i bojkotimit të mësimit nga nxënësit e shkollës së këtij fshati. Përveçse kanë bojkotuar mësimin, ata kanë paralajmëruar se do bllokojnë edhe stacionin e pompimit të ujit. 

Spitale pa higjienë në QSUT, fluks pacientësh dhe familjarësh

Postuar në 04 Nëntor, 2012 09:38

Mungesa e higjienës në spitale vazhdon të jetë prezent dhe shqetësim për pacientët. Gjatë një vëzhgimi, që kryem në disa prej pavioneve në QSUT, vumë re se mbeturinat deri dhe bishatat e cigareve hidhen përtokë nga familjarët e të sëmurëve, të cilët vazhdojnë dhe mbushin pavionët. Deri këtu problemet me higjenën vijnë nga vizitorët e shumtë, por në repartet e reminacionit ato shkaktohen nga mungesa e kushteve. Tek reaminacioni i kardiologjisë numri i madh i pacientëve bën, që disa prej tyre të qëndrojnë mbi barela nëpër korridore dhe deri sa tu hapet një vend.  

Sondazh, Obama dhe Romney me rezultat të barabartë

Postuar në 04 Nëntor, 2012 09:35

 Rreth 48 orë nga zgjedhjet presidenciale amerikane, një sondazh tjetër i publikuar sot jep presidentin amerikan në ikje, Barack Obama dhe kundërshtarin e tij republikan në barazim. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara