Arkiv-Lajme të përditësuara
16 viktima nga uragani Sandy, New Yorku në errësirë
Uragani Sandy që ka përfshirë brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara duket të jetë i pamëshirshëm. Të aktën 16 viktima raportohet të ketë pasur brenda 24 orëve, ndërsa alarmi ka shpërthyer përreth centralit të energjisë bërthamore të Oyster Creek, në jug të New Jerseyt, ku mësohet se uragani ka shkatërruar gjithcka.
Mes viktimave ka edhe 3 fëmijë. Sipas mediave botërore mësohet se viktimat janë shënuar në pjesën më të madhe nga rënia e pemëve, në Nju Xhersi, Nju Jork, Maryland, North Carolina, West Virginia, Pensilvania dhe Connecticut.
UBS shkurton 10 mijë vende pune
Banka zvicerane UBS ka njoftuar se po shkurton 10 mijë vende pune në filialet e saj në mbarë botën, në një kohë kur po redukton investimet e saj në aktivitetet bankare.
Shkurtimet do të bëhen në një periudhë 3-vjeçare dhe përbëjnë 16 për qind të forcës së punës të bankës që ka 64 mijë njësi.
UBS humbi 39 miliardë franga zvicerane gjatë krizës financiare dhe iu desh të ndihmohej nga autoritetet zvicerane. Shkurtimet synojnë të kursejnë 3.4 miliardë franga.
Greqia si Siria, BDO: Vend i rrezikshëm për biznes
Tregjet botërore, thonë analistët, mund të besojnë se me e keqja e krizës financiare në Europë ka kaluar, pas tri vjetësh plot trazira, mirëpo ata që kontrollojnë botën e biznesit, nuk po marrin frymë aspak më lehtë. Një vëzhgim i përvitshëm i drejtuesve të financave, nga kompania konslutative e biznesit BDO, tregon se kriza e borxheve mbetet një shqetësim shumë i madh, aq sa Greqia konsiderohet vend më i rrezikshëm për të investuar dhe ngritur një biznes, sesa Siria e përfshirë nga lufta.
Gjirokastër, lagështia rrezikon inventarin e Muzeut Kombëtar të Armëve
Armët dhe trofetë e tjera të luftrave në epoka të ndryshme të ekspozuara në Muzeun Kombëtar të Armëve në Gjirokastër, të vendosura në mjediset e kalasë së qytetit, rrezikohen të dëmtohen për shkak të lagështisë së madhe që ka pushtuar të gjitha mjediset e muzeut.
Teuta Kallajxhi, drejtoreshë e muzeut, tha se pas reshjeve të ditëve të fundit në muze është krijuar një situatë kritike.
"Reshjet sapo kanë nisur dhe me shtimin e mëtejshëm të tyre do të shtohet edhe lagështia në muze", tha ajo.
Energjitika në krizë, Ahmetaj: 1.2 miliardë dollarë borxhe
Sistemi elektro-energjetik në Shqipëri është në krizë. Deputeti socialist, Arben Ahmetaj, tha se qeveria e ka shndërruar atë në një sistem piramidal. Sipas tij, borxhi i akumuluar ka arritur në 1.2 miliardë dollarë.
Ukrainë, zgjedhjet të manipuluara
Vëzhguesit ndërkombëtare denoncuan zgjedhjet parlamentare në Ukrainë si “një hap pas për demokracinë”, si rrjedhojë e abuzimit me pushtetin dhe korrupsionin e gjithëpërhapur në blerjen e votave.
Deklarata e “OSCE”-së erdhi ndërsa rezultatet paraprake të sondazheve tregojnë si fituese partinë e Presidentit Viktor Janukovych.
”Nuk është normale që të vizitosh një burg për të dëgjuar zërin e drejtueses së opozitës”, shkruante “OSCE”, duke iu referuar Yulia Tymoshenkos, ish-kryeministres që vazhdon të mbetet nën izolim.
Kore, fletpalosje anti-komuniste drejt Veriut
Aktivistët e Koresë së Jugut dërguan fletpalosje prapaganduese në fqinjin komunist verior, vetëm një javë pasi Peniani kërcënoi me ndërhyrje ushtarake nëse kjo do të ndodhte.
Grupi i aktivistëve lëshoi rreth 50 mijë fletëpalosje, të kapura pas tullumbacesh, të lëshuar nga qyteti kufitar i Pajus, nën mbikqyrje të ashpër ushtarake.
Disa banorë vendas, të frikësuar nga një bombardim i mundshëm i Koresë së Veriut, u përleshën me forcat policore, por lëshimi i tullumbaceve vazhdoi sipas planifikimit.
Shëngjini në ujë. Shkatërrohet rrjeti i kanalizimeve
Qyteti turistik i Shengjinit prej 22 vjetësh ka njohur vetëm ndërtime të godinave të larta dhe asnjë investim në infrastrukturë, në rruget e qytetit, në sheshet para pallateve si edhe në kanalizimet e ujrave te zeza. Sipas banoreve rruga kryesore e qytetit eshte shnderruar ne pellgje ujembledhese, ndersa oborret jane kthyer në gërmadha.
Gjithashtu kanalizimet e ujrave te zeza jane amortizuar teresisht duke krijuar probleme serioze mjedisore, por edhe duke rrezikuar shendetin e banoreve te qytetit te Shengjinit.
Ndërtimi në krizë. Mbi 3000 apartamente pa shitur në Vlorë
Sektori i ndërtimit në qytetin e Vlorës është zhytur në krizë të thellë. Janë më shumë se 3000 apartamente të pashitura në të gjithë qytetin ndërkohë që kërkesa për blerje ka rënë me 70% krahasuar me tre katër vjet më parë. Burim i konsiderueshëm të ardhurash për qytetin e Vlorës kanë qenë emigrantët ndaj kriza në vendet ku ata punojnë e jetojnë ka eksportuar mungesën e të ardhurave në Shqipëri.
Kinë, protesta kundër zgjerimit të një uzine kimike
Banorët në qytetin lindor të Kinës, Ning-bo, u përleshën me policinë, ndërsa protestonin kundër zgjerimit të një uzine kimike, për të cilën ata thonë se mund të ndotë mjedisin dhe të dëmtojë shëndetin e njerëzve.