Shëngjini në ujë. Shkatërrohet rrjeti i kanalizimeve

Postuar në 28 Tetor, 2012 11:26

Qyteti turistik i Shengjinit prej 22 vjetësh ka njohur vetëm ndërtime të godinave të larta dhe asnjë investim në infrastrukturë, në rruget e qytetit, në sheshet para pallateve si edhe në kanalizimet e ujrave te zeza. Sipas banoreve rruga kryesore e qytetit eshte shnderruar ne pellgje ujembledhese, ndersa oborret jane kthyer në gërmadha.

Gjithashtu kanalizimet e ujrave te zeza jane amortizuar teresisht duke krijuar probleme serioze mjedisore, por edhe duke rrezikuar shendetin e banoreve te qytetit te Shengjinit.

Me nisjen e reshjeve rruga e Shengjinit behet e pakalueshme nga ujrat, ndersa ne brendesi te lagjeve ujrat e zeza perzihen me ujin e pijshëm. Nje tjeter problem shqetësues jane edhe rrethimet pa kriter, te cilet te krijojne imazhin e nje zone te thelle rurale se sa te nje qyteti turistik.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.