Arkiv-Lajme të përditësuara

Alarm për diabetin, 50 mijë vetë pa dijeni për sëmundjen

Postuar në 28 Tetor, 2012 03:29

Shqipëria shënon shifra alarmante të personave që vuajnë nga diabeti, por edhe të atyre që nuk trajtohen rregullisht për këtë diagnozë, pasi nuk e dinë ende se vuajnë nga kjo sëmundje. Mjekët thonë se në popullatën shqiptare, numri i personave që shfaqin shenja të diabetit, por që nuk marrin mjekimin e duhur shkon në 50 mijë. Sipas shefit të pavionit të Endokrinologjisë në QSUT, Agron Ylli numri i rasteve në rritje është shumë shqetësues, ndërkohë që ai u bën thirrje qytetarëve që të depistohen që në shenjat e para, për të parandaluar avancimin e sëmundjes. 

28 tetori, masa sigurie në Selanik për paradën ushtarake

Postuar në 28 Tetor, 2012 03:26

Sot në ora 11:00, presidenti grek Karolos do të marrë pjesë në paradën ushtarake, që zhvillohet në Selanik me rastin e Ditës Kombëtare të 28 tetorit. 

Në Selanik ndodhet edhe Ministri i Mbrojtjes, Panos Panajotopulos, i cili do të shoqërojë Presidentin gjatë gjithë qëndrimit. 

Festa e Greqisë, PDIU, AK dhe VV tentojnë bllokimin e autobusëve

Postuar në 28 Tetor, 2012 03:23

Aktivistë të PDIU-së, Aleancës Kuq e Zi dhe lëvizjes Vetëvendosja kanë nisur mëngjesin e sotëm protestat kundër festimeve të shtetit helen në Shqipëri. Në shtetin helen sot shënohet 72 vjetori i fillimit të luftës italo-greke, ditë e cila në Greqi është festë kombëtare dhe nderon të rënët e luftës. 

Mëngjesin e sotëm teksa pritej mbërritja e autobusëve grek në tokën shqiptare, për të festuar në memorialin e ushtarëve të rënë, PDIU, AK dhe VV janë tubuar në urën e Dragotit në Këlcyrë në shenjë proteste, por kanë hasur në rezisstencën e policisë. 

Ndërpritet energjia, mbi 53 milionë brazilianë në errësirë

Postuar në 27 Tetor, 2012 05:23

Një ndërprerje masive e energjisë ka lënë më shumë se 53 milionë brazilianë në errësirë. Incidenti është më i fundit në një varg të mungesash të ngjashme që kanë ngritur pyetje në lidhje me infrastrukturën e Brazilit. Zyrtarët thanë se një zjarr në një nënstacion në Amazonë nxori jashtë funksionit një rrjet të tërë të energjisë elektrike në Verilindje të Brazilit. Ndërprerja zgjati për 4 orë e shënoi black-outin më të rëndë që nga viti 2001. 

Libra të rinj në Tiranë

Postuar në 27 Tetor, 2012 05:20

Libra të rinj të autorëve shqiptarë e të huaj janë botuar këtë javë duke ju shtuar stendave të librarive në kryeqytet. 

Siri, dita e parë e armëpushimit, 146 të vrarë

Postuar në 27 Tetor, 2012 05:06

Dita e parë e armëpushimit mes forcave të regjimit dhe rebelëve të opozitës së armatosur në Siri ka regjistruar 146 të vrarë. 

Sipas Obervatorit Sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, mes viktimave 53 janë civilë, 50 rebelë dhe 43 ushtarë të regjimit. 

Një muaj për biopsinë, listë e gjatë pacientësh tek onkologjiku

Postuar në 27 Tetor, 2012 05:00

Spitali Onkologjik në QSUT do të vonojë edhe një muaj përgjigjet e biopsive. Pacientët ankohen se në listën e pritjes duhet të qendrojnë deri një muaj për të mësuar nëse masat e hequra janë malinje apo beninjë. Përgjigja vonohet, pasi në QSUT ka vetëm një laborator, që merret me mbjelljen e masave tumorale. Onkologu, Shahin Kadare, thotë se sa më parë të dihet përgjigjia e biopsisë, aq më shpejt kryehet mjekimi dhe shanset për të jetuar rriten. 

5 qytete shqiptare, ku do festohet dita kombëtare të Greqisë

Postuar në 27 Tetor, 2012 04:53

Gjirokastra, Korça, Himara, Saranda dhe Përmeti do bëhen pjesë e festimeve të 28 tetorit, festës kombëtare greke, që shënon përvjetorin e refuzimit grek ndaj ultimatumit italian për të hyrë në Greqi pa hasur rezistencë. 

28 tetori i vitit 1940 njihet në Greqi si dita e 'JO'-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke. Që atëherë, përvjetorët e kësaj dite festohen në Greqi si festë kombëtare. 

Shqipëria 1912- 1913, publikohen fotot e Albert Kahn

Postuar në 26 Tetor, 2012 10:23

 

Çmimi Sakharov për dy iranianë

Postuar në 26 Tetor, 2012 10:22

 

Nasrin Sotoudeh dhe Jafar Panahi nga Irani janë fituesit e këtij viti të çmimit Sakharov për Liri të Mendimit. Ata janë iranianët e parë që fitojnë këtë çmim të akorduar nga Parlamenti Evropian.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara