Një muaj për biopsinë, listë e gjatë pacientësh tek onkologjiku

Postuar në 27 Tetor, 2012 05:00

Spitali Onkologjik në QSUT do të vonojë edhe një muaj përgjigjet e biopsive. Pacientët ankohen se në listën e pritjes duhet të qendrojnë deri një muaj për të mësuar nëse masat e hequra janë malinje apo beninjë. Përgjigja vonohet, pasi në QSUT ka vetëm një laborator, që merret me mbjelljen e masave tumorale. Onkologu, Shahin Kadare, thotë se sa më parë të dihet përgjigjia e biopsisë, aq më shpejt kryehet mjekimi dhe shanset për të jetuar rriten. 
Sipas tij, nisja e kurave me vonesë, për pacientët që diagnostikohen me tumore malinjë, sjell përhapjen e tij duke dëmtuar dhe qeliza dhe organe të tjera. 

"Praktikisht nuk mendoj se e dëmton, në planin teorik po. Sa më afër të jetë momenti i diagnostikimit me momentin e trajtimit, aq më mirë është", u shpreh mjeku Kadare.

Onkologët shprehen se në rastet e tumoreve kur shkaktari është i karakterit gjenetik, pacientët rrezikojnë të preken për herë të dytë, të tretë e kështu me rradhë. 

"Një nga të dhënat që ne mund të na orientojë drejt një komponenti gjenetik apo familjar, është një kancer i përsiritur", u shpreh onkologu Shahini.

Pjesa më e madhe e tumoreve zhvillohen pas 8 apo 16 vjetësh që nga momenti kur një qelizë ndryshon tiparet e saj. Kur kthehet në një masë 3-4 milimetra, tumori arrihet të dallohet nga aparaturat diagnostikuese dhe në këtë fazë fillestare, thuajse 90 përqind e pacientëve, shërohen plotësisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.