Arkiv-Lajme të përditësuara

SHBA, ekonomia rritet me 2 përqind

Postuar në 26 Tetor, 2012 10:20

Departamenti i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara publikoi raportin e radhës për ecurinë e ekononisë në 3 mujorin e tretë të këtij viti. 

Sipas këtij raporti, ekonomia amerikane është zgjeruar me 2 përqind dhe kjo u faturohet kryesisht rritjes së konsumit familjar dhe rritjes së shpenzimeve qeveritare. 

Të dhënat tejkalojnë edhe parashikimet me optimiste në SHBA dhe janë të fundit që publikohen para zgjedhjeve të 6 nëntorit, ku përballet Barack Obama dhe Mitt Romney.

Nivel shqetësues prostitucioni në Afganistan

Postuar në 26 Tetor, 2012 10:17

Prostitucioni është i ndaluar me ligj në Afganistan. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk ekziston në këtë vend thellësisht konservator. Për shkak të mureve zakonisht të larta të shtëpive nga jashtë, nuk ka ndonjë shenjë ku klienti që kërkon një prostitutë mund të dallojë se në cilat shtëpi jetojnë tutorët dhe prostitutat. Por kush i kërkon ato edhe mund t'i gjejë. Këtë njeriu mund ta zbulojë edhe në rrugë. Ai i ndez dritat e makinës një gruaje në rrugë të mbuluar me burkë. Nëse ajo i jep shenjë, ai e di se është "në adresën e duhur". 

Brukseli: Greqia nuk i arrin dot objektivat, duhen masa të tjera

Postuar në 26 Tetor, 2012 10:16

Kreditorët e Greqisë nuk kanë besim se Greqia mund t’i arrijë objektivat e premtuar, në kohën e parashikuar. 

“Greqia nuk mund ta arrijë objektivin për reduktimin e borxhit në 120% të PBB-së për vitin 2020”, thuhet në një raport paraprak të FMN, i cili shton se Athinës do t’i duhet të bëjë më shumë reforma. Sipas Reuters, raporti i FMN është paraqitur në Grupin Punues të Eurogrupit. 

Numri i azilkërkuesve, BE diskuton rivendosjen e vizave

Postuar në 25 Tetor, 2012 10:23

Ministrat e Brendshëm të BE-së diskutojnë në Luksemburg mundësinë e pezullimit të përkohshëm të së drejtës për të qarkulluar pa viza për shtetasit e disa vendeve të Ballkanit. Shkak është rritja e madhe e kërkesave për azil nga Serbia dhe Maqedonia, siç bëhet e ditur nga qarqe diplomatike të BE-së. 

Britani, Olimpiada rikthen rritjen ekonomike

Postuar në 25 Tetor, 2012 10:18

 

 Ekonomia britanike u rikthye të rritej në tremujorin korrik-shtator, ndihmuar dukshëm nga organizimi i Lojkrave Olimpike në Londër. 

Gjatë këtij semestri, ekonomia doli nga recesioni i tre muajve paraardhës, duke regjistruar një rritje pre 1,0%.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, shitja e biletave dhe të ardhurat e grumbulluara prej Lojrave kanë ndikuar në një rritje prej 0,2% të PBB-së.

Qeveria, 48 milionë lekë për dekorin për 100-vjetorin

Postuar në 25 Tetor, 2012 03:40

Qeveria shqiptare ka akorduar plot 48.4 milionë lekë për dekorin që do ë realizohet për 100-vjetorin. Nëpërmjet një vendimi në mbledhjen e djeshme të kabinetit qeveritar, ky fond i akordohet Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i qeverisë.

Bullgari, referendum për ndërtimin e një centrali bërthamor

Postuar në 25 Tetor, 2012 03:39

 Parlamenti bullgar vendosi sot organizimin në një afat kohor prej tre muajsh të një referendumi mbi ndërtimin e një centrali të ri bërthamor, ndërkohë që data e saktë e këtij referendumi do të njoftohet nga presidenti Rossen Plevneliev para fundit të muajit nëntor. 

Bullgarët do t'i përgjigjen pyetjes: "A jeni dakord që Bullgaria të zhvillojë energjinë bërthamore duke ndërtuar një central të ri bërthamor?". Nga 119 parlamentarë që morën pjesë në votim, nga 240 deputetë në total, 113 votuan pro kësaj çështjeje ndërsa gjashtë votuan kundër. 

Stournaras u nxitua? FMN dhe BQE: S'ka ende marrëveshje

Postuar në 25 Tetor, 2012 03:37

Disa orë pas deklaratës së ministrit grek të Financave, Janis Stournaras, sipas të cilit Athina ka arritur marrëveshjen me Trojkën dhe ka përfituar kohë shtesë për rregullimet fiskale, duket se në të vërtetë asgjë nuk ka mbaruar dhe rreziku nuk ka kaluar. 

Në një njoftim të lëshuar nga FMN thuhet se "diskutimet me autoritetet greke vazhdojnë. Eshtë bërë përparim në ditët e fundit, por ka disa çështje, për të cilat duhet të bihet dakord që të arrihet një marrëveshje të plotë në nivelin diplomatik". 

Obama kontakton 50 DJ: Ftoni të rinjtë në votime

Postuar në 25 Tetor, 2012 03:33

Një apel i pazakontë për një president dhe aq më tepër për atë të Amerikës. Barack Obama gjatë lëvizjes nga një vend në tjetrin në turin e tij elektoral “Amerikan Forëard Tour” iu është drejtuar në linjë telefonike 50 DJ-ve (Disc Jockey) për të ftuar në votime sa më tepër të rinj. 

“Ftoni të rinjtë që ju dëgjojnë nëpër diskoteka dhe radio të regjistrohen në listat e elektorale të votimeve”, mësohet se u ka thënë Obama artistëve.

Greqi, ja cilat janë masat e dhimbshme të Memorandumit

Postuar në 24 Tetor, 2012 11:20

Një paketë me masa fiskale në shumën 13.9 mld euro, që cilësohen tepër të vështira, do të dërgohet për miratim në Parlamentin grek javën e ardhshme. 

Largimi nga puna i 5000 nëpunësve civilë këtë vit dhe 20 000 të tjerëve vitin e ardhshëm, rritja e faturave të energjisë elektrike, shkurtim i pensioneve, rritja e moshës së pensionit, reduktimi i ndihmave sociale, unifikim pagash në administratë, rritje e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe rritje taksash; këto dhe të tjera masa të dhimbshme do të merren në këmbim të disbursimit të këstit të ndihmës për Greqinë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara