Arkiv-Lajme të përditësuara
Papunësia, Greqia e para në Evropë
Numrat ndonjëherë edhe mund të shkaktojnë frikë. Kjo, sepse po t’i shohësh mirë tregojnë shoqërinë e ditëve të sotme. Dhe në rastin e papunësisë shqetësimi është mëse normal, sidomos përsa u përket të rinjve.
Ndëshkim me votë në Spanjë, bie mbështetja për kryeministrin
Votuesit në Spanjë pritet të shprehin zemërimin e tyre ndaj masave të kursimit të Qeverisë së kryeministrit Mariano Rajoj, duke mos votuar për partinë e tij si në Galici ashtu edhe në vendin e baskëve. Kështu sugjerojnë sondazhet për zgjedhjet e së dielës, në këto dy rajone, duke paralajmëruar një grusht të rëndë për kryeministrin në vendlindje, Galici, ku partia e tij ka qeverisur 24 vjet.
Eurozona, pakt për kontrollin bankar
Vendet e Eurozonës ranë dakort që brenda një viti të kalohet në një organizëm të vetëm që do të vëzhgojë bankat brenda gjithë Eurozonës.
Marrëveshja u arrit gjatë një takimi në Bruksel, ku merrnin pjesë kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Francois Hollande dhe kryeministri italian, Maroi Monti. Dakortësia është shprehur parimisht, ndërsa në 1 janar të vitit të ardhshëm, pritet që vendet anëtare të nisin nënshkrimin dhe ratifikimin e saj.
Obama e Romney çtensionojnë situatën
Të ngërthyer në një garë të ashpër zgjedhore, Barak Obama dhe sfidanti i tij republikan Mitt Romney u perpoqen të çtensionojnë ca situatën me shkëmbime batutash në një mbrëmje bamirësie të organizuar nga dioqeza e kryepeshkopit katolik në New York.
Dy dite pas debatit brutal televiziv, sic e quajti media vendase ate te se merkures per shkak te goditjeve verbale qe shkembyen pretendentet per Shtepine e Bardhe, dy kundershtaret vune ne loje gabimet e veta. Obama performancen e dobet te perballjes se pare, Romney pasurine e tij.
AK protestë para Bashkisë: “Halli i Tiranës, Kunati i Bashës”
Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi zhvilluan sot një protestë përpara Bashkisë së Tiranës, kundër kryebashkiakut Lulzim Basha. Aleanca Kuq e Zi akuzon kryetarin e Bashkisë për abuzime me pushtetin dhe afera korruptive me kunatin e tij.
Bulqizë, minatorët ilegalë të kromit
Asnjë masë e marrë apo ndryshim i bërë në minierat e Bulqizës nuk e ka ndaluar rrezikun që kërcënon pothuajse çdo ditë fëmijët që kthehen ne minatore per te siguruar jetesen.
Ne zonen e depozitimit te stoqeve te mbetjeve te kromit ne minierat e njohura te ketij qyteti te varfer jane me dhjetra femije qe pas shkolles vrapojne ne mes te gureve per te mbledhur mineralin.
Suedia nuk e dëshiron eurozonën
Suedia nuk planifikon të bëhet pjesë e bashkimit monetar të BE-së, sepse nuk dëshiron t’i mbulojë humbjet e institucioneve financiare të vendeve të tjera, tha kryeministri suedez Fredrik Rainfeld, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Ai tha se edhe në vendin e tij ka pasur krizë në vitet e 90-ta, por nuk kanë lutur për ndihmë dhe vetë janë kujdesur për veten.
Greqia në grevë. Marshim masiv para parlamentit
Punëtorët grekë kanë lënë sërish vendet e punës për herë të dytë në tri javë për të protestuar kundër valës së re të shkurtimeve të pagave dhe pensioneve. Anijet qëndruan në mole, spitalet operojnë vetëm me personelin e emergjencës, shkollat u mbyllën dhe transporti publik u ndërpre, ndërsa biznesi dhe aktivitete të sektorit privat u bashkuan gjithashtu me grevën 24-orëshe të thirrur nga sindikatat GSEE dhe ADEDY.
Ekonomia kineze vazhdon ngadalësimin
Kriza në Eurozonë dhe vështirësitë e ekonomisë amerikane po reflektojnë edhe në ekonominë kineze, rritja ekonomike e së cilës vazhdon të ngadalësohet.
Ekonomia dhe agrobiznesi, degët më të kërkuara nga të rinjtë
Të rinjtë shqiptarë gjithnjë e më shumë po priren të studiojnë lëndë që lidhen me ekonominë. Edhe në universitetin Buqjësor të Tiranës, degët më të kërkuara lidhen me këtë profil. Ekonomiku dhe Agrobiznesi është në majën e listës së të preferuarave nga studentët shqiptarë. Këtë vit për t'ju përshtatur edhe kërkesave të tregut të punës, drejtuesit e këtij universiteti kanë rishikuar kurrikulat ekzistuese, për ti bërë ato sa më të përshtatshme, me vendin e punës ku të sapo diplomuarit do të punojnë.