Arkiv-Lajme të përditësuara

Merkel: BE të ketë veto mbi buxhetet kombëtare

Postuar në 18 Tetor, 2012 09:01

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, përsëri thirrjen e saj për dhënien e BE-së të të drejtës së vendosjes së vetos mbi buxhetet kombëtare, në një lëvizje të kritikuar për shkak se kufizon sovranitetin e shteteve. 

Sipas Kancelares, mekanizmi për kontrollin e 6 mijë bankave europiane, për të cilin është arritur një marrëveshje, nuk do të jetë i mjaftueshëm për të shmangur përsëritjen e krizave në Europë.

Franca pranon masakrën ndaj algjerianëve

Postuar në 17 Tetor, 2012 13:31

Presidenti francez, Francois Hollande, të mërkurën u bë udhëheqësi i parë i vendit që e njeh një masakër ndaj protestuesve algjerianë pro-pavarësisë të kryer në Paris në vitin 1961.

Në një deklaratë të shkurtër në përvjetorin e maskarës (17 tetor 1961), Hollande vuri në dukje se "algjerianët që demonstronin për të drejtën për pavarësi u vranë në një represion të përgjakshëm".
Ai ka nderuar viktimat e rëna.

Kriza, Hollande: Më e keqja kaloi

Postuar në 17 Tetor, 2012 13:26

 

 

Për presidenti francez, Hollande “më e keqja, dmth rreziku për një shpërthim të zonës Euro, ka kaluar” dhe tani është koha për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe luftën ndaj papunësisë. 

Deklarata e presidentit francez u lëshua në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde”. Megjithatë, thotë Hollande ekonomitë e zonës së monedhës së përbashkët janë ende larg përformancës së tyre më të mirë, ndaj na takon ne të rindërtojmë të ardhmen, vijon ai.

Shumica e serbëve kundër integrimit në BE

Postuar në 17 Tetor, 2012 13:08

Serbët janë me shumicë kundër integrimit në Bashkimin Europian, tregoi një sondazh i realizuar nga një organizatë qeveritare, raportuar te merkuren nga e perditshmja "B92". 

Sipas sondazhit të zhvilluar nga Qendra e Beogradit për Politikën e Sigurisë, grupmosha e të rinjve është ajo që kundërshton më shumë integrimit.

Në total, mbështetja e popullsisë serbe për integrimin qëndron aktualisht në vetëm 47% dhe kjo mbështetje është duke regjistruar rënie të vazhdueshme.

Reklamë anti islam në metronë e Washington-it

Postuar në 17 Tetor, 2012 05:53

Një gjykatës në Washington vendosi se autoritetet e metrosë së qytetit duhet ta lejojnë publikimin në stacione të një reklame pro-izraelite, që cilëson radikalët myslimanë si njerëz të egër. Ekspertët ligjorë thonë se nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur Amendamentin e Parë të Kushtetutës amerikane, i cili mbron lirinë e fjalës, edhe nëse disa njerëz e konsiderojnë përmbajtjen ofenduese.

Vidhen impresionistët në Hollandë, grabiten 7 piktura me vlerë

Postuar në 17 Tetor, 2012 05:18

 

7 piktura me vlerë janë  vjedhur gjatë orëve të natës në  muzeun Kunsthal të Rotterdam-it. Lajmin e bën të ditur  policia holandeze sipas të  cilës mes kryeveprave të vjedhura ka një  pikturë të  Pablo Picasso, një të Henri Matisse e dy të Claude Monet. 

Piktura e Paul Gauguin, Lucian Freud dhe Meyer de Haan, ishin gjithashtu në listën e pikturave të vjedhura nga muzeu i Rotterdamit. Vlera e  pikturave të vjedhura është disa miliona dollarë e  nga muzeu pohojnë se behët fjalë për një nga vjedhjet më dramatike të  bostës së  artit vitet e fundit.

Të dënuarit e Peqinit, në grevë urie

Postuar në 17 Tetor, 2012 05:15

 

 Dhjetëra të dënuar në burgun e Peqinit kanë nisur të mërkurën një grevë urie pasi shprehen të pakënaqur nga amnistia që do të bëhet me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Të dënuarit kanë deklaruar se do të refuzojnë ushqimin e institucionit të vuajtjes së dënimit, por edhe të familjarëve të tyre. 

Greqi, nesër grevë 24 orëshe e sektorit publik dhe privat

Postuar në 17 Tetor, 2012 05:13

Nesër Greqia do të paralizohet sërish nga një grevë 24 orëshe, organizuar nga sindikatat e sektorit publik dhe privat. 

Në grevë do të marrin pjesë punonjës të ndërmarrjeve shtetërore, të transportit publik, avokatët, noterët, farmacistët, përmbaruesit, punonjësit e bankës, të kompanive të sigurimeve, të porteve etj. 

Në grevë do të përfshihen gjithashtu punonjësit e trenave, metrove, tramvajeve e taksive, ndaj qarkullimi do të jetë i vështirë. 

Dita Botërore e Ushqimit: Ende ka uri dhe varfëri

Postuar në 16 Tetor, 2012 13:14

Teksa njerëzimi ecën me hapin e kohës, dhe në një kohë që njerëzimi ka thyer barrierën e shpejtësisë së zërit, pasi Felix Baumgartner ditën e dielë arriti shpejtësinë 1342 km/h pasi u hodh nga një lartësi prej 39 kilometrash, në Nju Meksiko, Bota përballet me sfidën e ushqimit dhe varfërisë globale. 

Në ditën Botërore të Ushqimit ky do jetë edhe fokusi i aktiviteteve, ku tema e këtij viti do jetë: “Kooperativat e agrikulturës – çelës i ushqimit të botës”. 

Spanjë, gjyqi për “ndotjen e shekullit”

Postuar në 16 Tetor, 2012 13:07

 

 Në Spanjë nisi procesi gjyqësor mbi dëmin më të madh mjedisor të vendit, pas mbytjes së një anije çisternë në vitin 2002. 

Apostolos Manguaras, kapiteni grek i anijes, është duke u gjykuar së bashku me dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit në gjykatën e La Korunjës.

Rreth 50 mijë tonë naftë u përhapën në brigjet spanjolle pas “Prestige Oil” pësoi një avari dhe u mbyt, duke ndotur disa dhjetëra kilometra vijë bregdetare të Oqeanit Atlantik.

U deshën tetë vjet hetime për të ngritur çështjen dhe dy vjet më shumë për ta paraqitur atë në gjykatë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara