Arkiv-Lajme të përditësuara

Protesta në Madrid kundër kursimit të 39 miliardë eurove

Postuar në 24 Tetor, 2012 07:47

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Madridit për të protestuar para Parlamentit spanjoll, kundër politikës së kursimeve të lançuar nga  qeveria e Mariano Rajoy. Një dislokim masiv i forcave të sigurisë ka penguar trazirat.

Veprimtaria u organizua me rastin e ditës së parë të diskutimit në Parlament të buxhetit 2013. Disa qindra protetsues u mblodhën fillimisht pranë ndërtesës Parlamentit për të protestuar planin e ri buxhetor. Policia lokale menjëherë bllokoi te gjitha qasjet ne Parlament, duka detyruar protestuesit te mblidhen ne sheshin "Neptuno".

Përgjysmohet prodhim i patateve të Kukësit, nuk ka treg

Postuar në 24 Tetor, 2012 07:44

Mungesa e tregut të patates, por edhe kushtet jo të favorshme meterologjike, kanë bërë që në qarkun e Kukësit të ulet ndjeshëm këtë vit sasia e prodhimit së kësaj kulture bujqësore.Statistikat flasin se gjatë këtij viti fermerët nuk kanë mbjellë patate, sic kanë bërë vitet e mëparshme, pasi shumica e prodhimit hidhej në lumenj për shkak të kalbjes.Drejtuesit e bujqësisë në Kukës thonë se këtë sezon prodhimi i patates është 40 % më pak se vitin e kaluar.
 

Facebook, të ardhurat në rritje, bilanci negativ

Postuar në 24 Tetor, 2012 07:42

Rrjeti social online më popullor në botë ka bërë të ditur se të ardhurat janë rritur me 1.26 miliard dollarë, nga korriku në shtator. 

Të ardhurat kanë kaluar pritshmëritë, por performanca e Facebook mbetet me shifra negative, pas humbjeve prej 157 milionë dollarë në tremujorin e kaluar. Aksionet e Facebook kanë rënë me 50%, që prej listimit në bursë në maj.

Kompania po vuan të kthejë dominancën e saj online në përfitueshmëri. Facebook njoftoi se 604 milionë nga 1.01 miliardë përdorues futen në uebsajt duke përdorur aparatet celulare.

Grekët preferojnë shkëmbimin mall me mall

Postuar në 24 Tetor, 2012 07:42

Me krizën ekonomike që vazhdon ta mbajë vendin mbërthyer, grekët gjithmonë e më shume po përqafojnë një tjetër ide tregtie:shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve pa para. 

BE, 12 milionë euro për të ndihmuar punonjësit e Nokias

Postuar në 23 Tetor, 2012 11:43

Bashkimi Europian ka planifikuar 12 milion euro për të ndihmuar ish-punonjësit e Nokia-s dhe Flextronic të cilët u pushuan si pasojë e humbjeve të kompanisë. Shuma do të shpërndahet në tre shtete europiane,Rumani, Danimarkë dhe Finlandë. 2.9 milion euro do të shkojnë për 1416 punëtorët në Rumani, të cilët më parë punonin në njërën fabrikë aty, kurse 5.3 milion euro do të shkojnë për 1000 punëtorët në fabrikën e Nokia Salo.

KE mbështet taksën e re në 10 vende të BE-së

Postuar në 23 Tetor, 2012 11:38

Komisioni Europian mbështeti nismën e dhjetëve vendeve të Bashkimit Europian, të cilat do të vendosin taksa për transaksionet financiare, në mënyrë që të krijojnë të ardhura për të luftuar krizën e borxheve. 

Midis dhjetë vendeve përfshihet Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja.

Të gjithë këto vende duan të vazhdojnë bashkarisht me planin e tyre, pasi Parlamenti Europian më parë rrëzoi projektligjin me shumicë votash.

Kundërshtimi britanik, Cameron: Jo unionit bankar europian

Postuar në 23 Tetor, 2012 05:01

 

Kryeministri britanik, Dejvid Cameron ka bërë të qartë pozicionin dhe synimet e vendit të tij sa i takon unionit të ri bankar të eurozonës. Ai iu drejtua Dhomës së Komunëve për të informuar deputetët në lidhje me samitin e liderëve të BE-së, së javës së kaluar.

Shqipëria, e 85-ta në raportin “Doing Business”

Postuar në 23 Tetor, 2012 04:59

Banka Botërore publikoi sot raportin vjetor “Doing Business” apo “Si të bësh biznes” për vitin 2013-të. Ndonëse Shqipëria ka humbur dy vende në klasifikimin e përgjithshëm të këtij raporti, bashkautorja e studimit, Tea Trumbiç thotë se vendi ka shënuar përparime në disa tregues të rëndësishëm, por ka ende vend për përmirësime. 

Certifikatat, protestë e emigrantëve para Konsullatës, Selanik

Postuar në 23 Tetor, 2012 04:57

 

Lista e ambasadave greke që do të vënë drynin, shkak kriza

Postuar në 22 Tetor, 2012 11:48

6 ambasada greke dhe dy konsullata greke në mbarë botën mbyllin dyert e tyre, për shkak të krizës ekonomike. 

Me këtë masë qeveria përpiqet të kufizojë kostot fikse operative të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të forcojë të ardhurat qeveritare. 

Gradualisht deri në mars 2013, do të pezullohen funksionet në ambasadat e Greqisë në kryeqytetin Lima të Perusë, në Montevideo të Uruguaj, në Hanoi të Vietnamit, në Khartum të Sudanit, në Harare të Zimbabves dhe në Wellington të Zelandës së Re. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara