Protesta në Madrid kundër kursimit të 39 miliardë eurove

Postuar në 24 Tetor, 2012 07:47

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Madridit për të protestuar para Parlamentit spanjoll, kundër politikës së kursimeve të lançuar nga  qeveria e Mariano Rajoy. Një dislokim masiv i forcave të sigurisë ka penguar trazirat.

Veprimtaria u organizua me rastin e ditës së parë të diskutimit në Parlament të buxhetit 2013. Disa qindra protetsues u mblodhën fillimisht pranë ndërtesës Parlamentit për të protestuar planin e ri buxhetor. Policia lokale menjëherë bllokoi te gjitha qasjet ne Parlament, duka detyruar protestuesit te mblidhen ne sheshin "Neptuno".

Numri i protestuesve u rrit në disa mijëra brenda nje ore nën thirrjet për pezullimin e  lanit kombëtar të kursimeve dhe  buxhetit të reduktuar. Gjithashtu u  hodhën parulla që  kërkonin dorëheqjen e qeverisë.

"Fuqia gjermane është në duart e bankave gjermane. Në të njëjtën mënyrë bankat spanjolle janë plotësisht dakort me atë që po ndodh këtu. Nuk është një konflikt midis kombeve të ndryshme, është një konflikt në mes të pasurve dhe të varfërve në vende të ndryshme. Gjermanët e varfër janë prekur në të njëjtën mënyrë  si spanjollët, grekët dhe portugezet e varfër"- tha një protestues.

Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm pritet të jetë 39 miliardë euro, një manovër mjaft e vështirë kjo për Spanjën që përballet me vitin e dytë të recesionit në tre vitet e fundit me një papunësi rekord prej 25%.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.