BE, 12 milionë euro për të ndihmuar punonjësit e Nokias

Postuar në 23 Tetor, 2012 11:43

Bashkimi Europian ka planifikuar 12 milion euro për të ndihmuar ish-punonjësit e Nokia-s dhe Flextronic të cilët u pushuan si pasojë e humbjeve të kompanisë. Shuma do të shpërndahet në tre shtete europiane,Rumani, Danimarkë dhe Finlandë. 2.9 milion euro do të shkojnë për 1416 punëtorët në Rumani, të cilët më parë punonin në njërën fabrikë aty, kurse 5.3 milion euro do të shkojnë për 1000 punëtorët në fabrikën e Nokia Salo.

Fabrika e Nokia-s e cila ndodhet në Finlandë, u mbyll më herët këtë vit, duke larguar nga puna qindra punonjës. Prodhuesi i telefonave hoqi 30000 punonjës vetëm në vitin 2012. Ish-punonjësit do të kenë mbështetje financiare nëse dëshirojnë të hapin bizneset e tyre, ndërkohë që fabrikat e Nokia-s po kalojnë nga Europa në Azi. 

Paratë do të përdoren për të ritrajnuar ish-punonjësit dhe për t'i mësuar se si të gjejnë punë.  Ata do të marrin këshilla karriere dhe gjithashtu ndihmë financiare nëse duan të hapin bizneset e tyre personale. 

 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.