Lista e ambasadave greke që do të vënë drynin, shkak kriza

Postuar në 22 Tetor, 2012 11:48

6 ambasada greke dhe dy konsullata greke në mbarë botën mbyllin dyert e tyre, për shkak të krizës ekonomike. 

Me këtë masë qeveria përpiqet të kufizojë kostot fikse operative të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të forcojë të ardhurat qeveritare. 

Gradualisht deri në mars 2013, do të pezullohen funksionet në ambasadat e Greqisë në kryeqytetin Lima të Perusë, në Montevideo të Uruguaj, në Hanoi të Vietnamit, në Khartum të Sudanit, në Harare të Zimbabves dhe në Wellington të Zelandës së Re. 

Gjithashtu do të mbyllen konsullatat në Atlanta të SHBA dhe Perth të Australisë. 

Buxheti i vitit 2009 i Ministrisë së Punëve të Jashtme ishte rreth 500 milion, ndërsa në vitin 2012, ky buxhet ra në 290 milionë euro. Në kuadër të shkurtimeve të mëtejshme në shpenzimet publike, nga 1 janari 2013 fondet për diplomacinë greke nëpër botë, janë parashikuar të ulen me 30%. 

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.