Kundërshtimi britanik, Cameron: Jo unionit bankar europian

Kryeministri britanik, Dejvid Cameron ka bërë të qartë pozicionin dhe synimet e vendit të tij sa i takon unionit të ri bankar të eurozonës. Ai iu drejtua Dhomës së Komunëve për të informuar deputetët në lidhje me samitin e liderëve të BE-së, së javës së kaluar.
Britania nuk do të marrë pjesë në Unionin bankar, pasi bankat e vendit nuk do të mbikqyren nga BQE por vetëm nga Banka e Anglisë. "Eurozona ka nevojë për një union bankar që të jetë funksional, kjo jo sepse kemi një treg të përbashkët, por për shkak të monedhës së përbashkët", tha Kameron. Ai vuri në dukje se do të vendosë veton ndaj cdo përpjekjeje për të rritur buxhetin e Bashkimit Europian, në samitin e ardhshëm të BE-së. Albanian Screen
Add new comment