Greqia në grevë. Marshim masiv para parlamentit

Punëtorët grekë kanë lënë sërish vendet e punës për herë të dytë në tri javë për të protestuar kundër valës së re të shkurtimeve të pagave dhe pensioneve. Anijet qëndruan në mole, spitalet operojnë vetëm me personelin e emergjencës, shkollat u mbyllën dhe transporti publik u ndërpre, ndërsa biznesi dhe aktivitete të sektorit privat u bashkuan gjithashtu me grevën 24-orëshe të thirrur nga sindikatat GSEE dhe ADEDY.
Zhytur në situatën më të rëndë ekonomikë që pas Luftës së Dytë Botërore, Greqia po harton një plan shkurtimesh me vlerë 11.5 miliardë euro për të qetësuar huadhënësit ndërkombëtarë dhe për të siguruar këstin e ardhshëm të paketës së shpëtimit. Por sindikatat kërkojnë të dërgojnë një mesash të qartë që për liderët e BE në Bruksel se shkurtimet, të cilat gjithashtu përfshijnë një reduktim drastik në mirëqenien dhe shpenzimet shëndetësore, vetëm do të përkeqësojnë gjendjen e një populli të varfëruar nga 5 vite të gjata recesioni.
Që në orët e para të mëngjesit startuan marshimet gjigande me mijëra njerëz që u mblodhën para parlamentit, ku policia ka ngritur dhe gardhe metalike e rreth 4 mijë forca janë dislokuar. Sondazhet e fundit tregojnë zemërimin në rritje ndaj masave shtrenguese e se grekët janë bërë gjithnjë e më pesimistë për të ardhmen e vendit të tyre.
Por qeveria e Samaras e ka bërë të qartë se në negociata me trojkën nuk ka rrugë shpëtimi ndërsa të dyja palët kanë bërë të ditur se kanë rënë dakord në shumicën e çështjeve për të garantuar këstin e rradhës që do të shmangë falimentimin e Athinës e njëheresh për të shmangur trazira në treg që do të rezultonin fatale dhe për ekonomi të tjea në rrezik si Spanja dhe Italia.
Albanian Screen
Add new comment