AK protestë para Bashkisë: “Halli i Tiranës, Kunati i Bashës”

Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi zhvilluan sot një protestë përpara Bashkisë së Tiranës, kundër kryebashkiakut Lulzim Basha. Aleanca Kuq e Zi akuzon kryetarin e Bashkisë për abuzime me pushtetin dhe afera korruptive me kunatin e tij.
“Si qytetarë të Tiranës kemi ndjekur me shumë vëmendje situatën që krijoi Policia Bashkiake e kryetarit të Bashkisë, sigurisht me urdhër të tij, me komunitetin rom dhe mbledhjen e kanaçeve. Aleanca Kuq e Zi i bën apel kryetarit të Bashkisë të mos merret me çështje të tilla, kaq pak shqetësuese, por të punojë dhe të mbajë premtimet e dhëna para një viti” - deklaroi Sekretari Organizativ i Aleancës Kuq e Zi, Redi Ramaj.
Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi hodhën qindra kanaçe në dyert e Bashkisë së Tiranës
“Aleanca Kuq e Zi e sensibilizuar nga halli më i madh që ka kryetari i Bashkisë së një milionë banorëve, kanaçet, ka mbledhur me dhjetëra kanaçe të cilat do t’ia dhurojë kunatit të Lulzim Bashës.” - deklaroi Ramaj.
Aktivistët kuqezinj mbanin të shpalosur një banderolë ku shkruhej “Halli i Tiranës, Kunati i Bashës”.
Ballkanweb.com
Add new comment