Qeveria, 48 milionë lekë për dekorin për 100-vjetorin

Qeveria shqiptare ka akorduar plot 48.4 milionë lekë për dekorin që do ë realizohet për 100-vjetorin. Nëpërmjet një vendimi në mbledhjen e djeshme të kabinetit qeveritar, ky fond i akordohet Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i qeverisë.
"Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, në zërin "Projekte", artikulli 604, t'i shtohet fondi prej 48 456 224 (dyzet e tetë milionë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e njëzet e katër) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të realizimit të projektit "Dekori i 100-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë", thuhet në vendim.
Albanian Screen
Add new comment