Britani, Olimpiada rikthen rritjen ekonomike

Postuar në 25 Tetor, 2012 10:18

 

 Ekonomia britanike u rikthye të rritej në tremujorin korrik-shtator, ndihmuar dukshëm nga organizimi i Lojkrave Olimpike në Londër. 

Gjatë këtij semestri, ekonomia doli nga recesioni i tre muajve paraardhës, duke regjistruar një rritje pre 1,0%.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, shitja e biletave dhe të ardhurat e grumbulluara prej Lojrave kanë ndikuar në një rritje prej 0,2% të PBB-së.

”Surpriza më pozitive i përket të dhënave që vijnë nga sektori i shërbimeve, që pasi u tkurr me 0,1% në tre muajt e mëparshëm, në periudhën korrik-shtator u rrit me 1,3%”, shkruhej në raportin e Bankës së Anglisë.

Ndonëse jashtë Eurozonës, ekonomia britanike është goditur rëndë nga kriza e kontinentit europian dhe kishte regjistruar humbje për nëntë muaj radhazi, përpara këtyre të dhënave pozitive.

Aktualisht, niveli i përgjithshëm i Prodhimit të Brendshëm Bruto është më i ulët se ai i vitit 2008, përpara se të niste kriza ekonomike.

 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.