Obama kontakton 50 DJ: Ftoni të rinjtë në votime

Postuar në 25 Tetor, 2012 03:33

Një apel i pazakontë për një president dhe aq më tepër për atë të Amerikës. Barack Obama gjatë lëvizjes nga një vend në tjetrin në turin e tij elektoral “Amerikan Forëard Tour” iu është drejtuar në linjë telefonike 50 DJ-ve (Disc Jockey) për të ftuar në votime sa më tepër të rinj. 

“Ftoni të rinjtë që ju dëgjojnë nëpër diskoteka dhe radio të regjistrohen në listat e elektorale të votimeve”, mësohet se u ka thënë Obama artistëve.

DJ e kontaktuar kanë qenë pothuajse të gjithë afro-amerikanë dhe prej vendeve të ashtuquajtura “shtetet e lëkundura”, që ndryshe përkthehen si shtetet vendimtare për sa i përket fitores finale në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Me sa duket dy kandidatët po përdorin metodat nga më të ndryshmet që kanë në dispozicion për të bindur votuesit teksa data e zgjedhjeve po afron.            

 

top-channel,.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.