Numri i azilkërkuesve, BE diskuton rivendosjen e vizave

Postuar në 25 Tetor, 2012 10:23

Ministrat e Brendshëm të BE-së diskutojnë në Luksemburg mundësinë e pezullimit të përkohshëm të së drejtës për të qarkulluar pa viza për shtetasit e disa vendeve të Ballkanit. Shkak është rritja e madhe e kërkesave për azil nga Serbia dhe Maqedonia, siç bëhet e ditur nga qarqe diplomatike të BE-së. 

Nga janari deri në shtator vetëm në Gjermani, nga këto vende kanë ardhur rreth 49 mijë azilkërkues dhe ky numër përbën vetëm 20 për qind të kërkesave për azil. Futja e përkohshme e regjimit të vizave do të merret në konsideratë vetëm në rast se përpjekjet e tjera do të jenë pa rezultat.  Pra, fillimisht do të diskutohet se si mund të përmirësohet standardi i jetesës në vendet e origjinës, për të parandaluar kërkesat për azil. Shumica e qytetarëve nga Serbia dhe Maqedonia që kërkojnë azil në Gjermani janë familje rome. 

Regjimi i udhëtimit pa viza mund të pezullohet për gjashtë muaj dhe të zgjatet me dymbëdhjetë muaj të tjerë. Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich, kërkoi që javën e kaluar rishqyrtimin e hyrjes pa viza të qytetarëve nga vendet e treta. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Brendshme gjermane, ajo së bashku me landet po kërkojnë mënyra "për të shkurtuar procedurat administrative për azil dhe përfundimin e lejeve të qëndrimit nga autoritetet e imigracionit." Me fjalë të tjera, metoda më të shpejta për dëbim nga Gjermania.

 

Deutsche Welle

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.