Shqipëria 1912- 1913, publikohen fotot e Albert Kahn

Postuar në 26 Tetor, 2012 10:23

 

Edhe pse një shtet i pa formuar mirë, Shqipëria e vitit 1913 nuk i shpëtoi vëmendjes së bankierit të sukseshëm francez Albert Kahn. Në fillim të shekullit të XX-të ai vendosi të krijojë arkivin e planetit duke dërguar fotograf dhe gjeograf në më shuëm se 50 vende të botës. Në koleksionin e rrallë, terreni, kultura, e traditat shqiptare dokumentohen në rreth 100 foto të cilat u shfaqën në një dokumentar në Kinema Milenium në Tiranë. Kahn I cili vuri në dispozicion pasurinë e tij për këtë arkiv, ishte i pari që  fotografoi për herë të parë me ngjyra  Shqipërinë duke shfrytëzuar teknikën e sapo shpikur të vëllezërve Lumier.

"Janë rreth 72 mijë pllaka fotografike, dhe këto janë fotografitë e para me ngjyra. Albert Kahn udhëtonte shumë prandaj vendosi të dokumentoj ndryshimet e mësah që po ndodhnin në botë, gjurmët e fundit të një bote që po pushtohej nga industrializimi. Në fotot e kësaj epoke ai përfshiu Shqipërinë", tha Serge Fouchard, drejtor i Muzeut Albert Kahn. 

Nisma e rrallë bankierit francez u diskutua edhe në një konferencë shkencore ku identifikua edhe roli i gjeografit Zhan Bryn. Sipas orientalistes Odil Daniel, i dashuruar me Shqipërinë, gjeografi  shfrytëzoi fotografitë për mbështetur çështjen delikate shqiptare në Europë.

"Kur iku nga Shqipëria ishte i dashuruar me Shqipërinë. Në Sorbone ai organizoi shumë leksione, ka folur shumë për historinë e Shqipërisë dhe që Shqipëria të dëgjohet për mirë nga francezët dhe veçanërisht çështja kombëtare", thotë studiuesja Odil Daniel.

Në fotografi mbi Shqipërinë vijnë pamje nga Tirana, Durrësi, Shkodra, por edhe Kosova. "Arkivi i Planetit" i  Albert Kahn, ndodhet në Paris si një nga muzetë më interesantë. Fotografitë e sjella në Shqipëri u munduan nga Ambasada dhe Aleanca Franceze.  Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.