Greqia si Siria, BDO: Vend i rrezikshëm për biznes

Postuar në 29 Tetor, 2012 09:11

Tregjet botërore, thonë analistët, mund të besojnë se me e keqja e krizës financiare në Europë ka kaluar, pas tri vjetësh plot trazira, mirëpo ata që kontrollojnë  botën e biznesit, nuk po marrin frymë aspak më lehtë. Një vëzhgim i përvitshëm i drejtuesve të financave, nga kompania konslutative e biznesit BDO, tregon se kriza e borxheve mbetet një shqetësim shumë i madh, aq sa Greqia konsiderohet vend më i rrezikshëm për të investuar dhe ngritur një biznes, sesa Siria e përfshirë nga lufta. 

Vetëm Irani dhe Iraku konsiderohen më të rrezikshëm sesa Greqia, e cila përpiqet, por duket pa shumë sukses të bindë kreditorët e saj ndërkombëtare se e meriton këstin e radhës së ndihmës financiare pa të cilin rrezikon falimentimin dhe daljen e mundshme nga zona euro.

"Drejtuesit eksekutivë të biznesve janë duke rritur dozat e shqetësimit për Europën Juglindore, pjesë të së cilës shihen po aq të rrezikshme sa edhe vende politikisht të paqëndrueshme në Lindjen e Mesme?, thotë analisti i BDO-së, Martin Van Roekel.

Por, Greqia nuk është vendi i vetëm i bllokut 17 anëtarësh të euroës, që është përfshirë në 10-tëshen e vendeve më të rrezikshme për investime, por edhe Spanja, ekonomia numër 4 në Europë, 

Pavarësisht shenjave të fundit për ngadalësim, Kina konsiderohet vendi më i mundshëm për ekspansion ekonomik, ndjekur ngushtë nga Shtetet e Bashkuara. Ekonomi të tjera në lulëzim janë Brazili, India Gjermania dhe Britania e madhe.

BDO përmblodhi në analizën e vet mendimin e 1.000 shefave ekzekutivë, të kompanive të biznesit të mesëm, që aktualisht planifikojnë investime.

 

Albanian Screen 

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Nuk ka vend me te rrezikeshem ne Europe per te bere biznes sesa Shqiperia.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.