Gjirokastër, lagështia rrezikon inventarin e Muzeut Kombëtar të Armëve

Postuar në 29 Tetor, 2012 09:09

Armët dhe trofetë e tjera të luftrave në epoka të ndryshme të ekspozuara në Muzeun Kombëtar të Armëve në Gjirokastër, të vendosura në mjediset e kalasë së qytetit, rrezikohen të dëmtohen për shkak të lagështisë së madhe që ka pushtuar të gjitha mjediset e muzeut. 

Teuta Kallajxhi, drejtoreshë e muzeut, tha se pas reshjeve të ditëve të fundit në muze është krijuar një situatë kritike. 

"Reshjet sapo kanë nisur dhe me shtimin e mëtejshëm të tyre do të shtohet edhe lagështia në muze", tha ajo. 

Sipas saj, hidroizolimi i tarracës së muzeut është e vetmja rrugë për evitimin e lagështisë dhe se financimi për këtë qëllim duhet bërë sa më parë, pasi cdo vonesë e përkeqëson edhe më shumë situatën. Kallajxhiu tha se rreth dy vite më parë për hidroizolimin e tarracës së kalasë ku ndodhet edhe muzeu, u investuan 15 milionë lekë, por asgjë nuk ndryshoi. 

Në Muzeun Kombëtar të Armëve në Gjirokastër janë ekspozuar 350 armë dhe trofe të ndryshme, duke filluar që nga epoka e gurit e deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Muzeu është ndër objektet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj, krahas kalasë, shtëpisë së Zekateve etj.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.