Ndërtimi në krizë. Mbi 3000 apartamente pa shitur në Vlorë

Sektori i ndërtimit në qytetin e Vlorës është zhytur në krizë të thellë. Janë më shumë se 3000 apartamente të pashitura në të gjithë qytetin ndërkohë që kërkesa për blerje ka rënë me 70% krahasuar me tre katër vjet më parë. Burim i konsiderueshëm të ardhurash për qytetin e Vlorës kanë qenë emigrantët ndaj kriza në vendet ku ata punojnë e jetojnë ka eksportuar mungesën e të ardhurave në Shqipëri.
"Sektori i ndërtimit i cili ka disa momente që ka pasur krizën. E para ka të bëjë me likuiditetet që mungojnë në treg dhe këto në masën 70-80% vinin nga emigrantët. E dyta është kërkesë- oferta. Është rritur shumë oferta në treg, ndërsa kërkesa ka rënë dhe kjo ka bërë që ndërtimi të jetë në krizë. Sot në Vlorë mund të jenë rreth 3000 apartamente të pashitura"- thotë kryetari i Dhomës së Tregëtisë në Vlorë, Arben Breshani.
Por jo vetëm ndërtimi, edhe të ardhurat nga turizmi në qytetin bregdetar kanë pësuar rënie të ndjeshme nga viti në vit. Po ashtu biznesi i fasonëve është në krizë pasi ai punon me porosi dhe me materiale kryesisht nga vendet fqinje që janë në krizë. Kjo ka sjellë uljen e prodhimit ose të numri të punëtorëve dhe në jo pak raste falimentimin e tyre.
Albanian Screen
Add new comment