Kinë, protesta kundër zgjerimit të një uzine kimike

Banorët në qytetin lindor të Kinës, Ning-bo, u përleshën me policinë, ndërsa protestonin kundër zgjerimit të një uzine kimike, për të cilën ata thonë se mund të ndotë mjedisin dhe të dëmtojë shëndetin e njerëzve.
Qendra e Informacionit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë, tha se të paktën 10 persona pësuan dëmtime, kur rreth 1 mijë vetë u përleshën me policinë në distriktin Zhen-hai, raporton Zëri i Amerikës. Grupet e të drejtave të njeriut thanë se atmosfera ishte e tensionuar sot në mëngjes, kur mbi 1mijë policë të armatosur bllokuan rrugët që çojnë në rajonin e konfliktit.
Gjatë viteve të fundit në Kinë janë zhvilluar protesta lidhur me çështje të mjedisit. Në korrik, zyrtarët anuluan një projekt për ndërtimin e një tubacioni për mbetjet, pasi demonstruesit zabtuan zyrat e qeverisë në Kinën jugore.
Albanian Screen
Add new comment