Spitale pa higjienë në QSUT, fluks pacientësh dhe familjarësh

Mungesa e higjienës në spitale vazhdon të jetë prezent dhe shqetësim për pacientët. Gjatë një vëzhgimi, që kryem në disa prej pavioneve në QSUT, vumë re se mbeturinat deri dhe bishatat e cigareve hidhen përtokë nga familjarët e të sëmurëve, të cilët vazhdojnë dhe mbushin pavionët. Deri këtu problemet me higjenën vijnë nga vizitorët e shumtë, por në repartet e reminacionit ato shkaktohen nga mungesa e kushteve. Tek reaminacioni i kardiologjisë numri i madh i pacientëve bën, që disa prej tyre të qëndrojnë mbi barela nëpër korridore dhe deri sa tu hapet një vend.
"Higjiena nuk është si duhet. Vjen i sëmuri këtu, krijohen infeksionet po nuk ka higjienë të mirë. Në reaminacion rinë në korridor me barrela. Nuk është normale", thotë një pacient.
Për mungesën e higjenës pyetëm një nga shefat e pavioneve, atë të nefrologjisë në QSUT, Nestor Tereska, cili tha se kjo cështje në dukje e vogël mban një peshë të madhe sa i përket përhapjes së infeksioneve. Ai pohon se është gabim, që higjenës, nuk po i jepet rëndësia që i takon. Të gjithë mjekët thotë ai duhet të jenë më të vëmendshmë kundrejt higjenës në pavione, në dhoma apo dhe në sallat e operacioneve.
"Ne e kemi harruar atë propagandën, në kuptimin pozitiv të fjalës, për higjienën, për disiplinën që duhet të ketë i sëmuri që shtrohet në pavion. Ka rregulla më shumë në spitalet e Evropës, kanë më pak infeksione", thotë Nestor Tereska, Shef i Nefrologjisë, QSUT.
Disa godina në QSUT i janë nënshtruar rikonstruksionit dhe situata në to është përmirësuar. Megjithatë problem mbetet spitali numër dy për faktin se amortizimi i ambjenteve ka kaluar çdo parametër të lejuar. Veç kësaj në këtë spital vazhdojnë të jenë të përqëndrura sallat e operacioneve të urgjencës, në një kohë, që ky shërbim duhet të zhvendosej prej kohësh në urgjencën e re.
Albanian Screen
Add new comment