Hapet në Tiranë ekspozita me vizatime të para 30 viteve

Vizatime që shënohen 30 deri 50 vjet janë në qendët të ekspozitës më të fundit hapur në kryeqytet. Fondi i Akademisë së Arteve është hapur për të prezantuar një pjesë të historisë nëpërmjet një ekspozite pjesë e kolanës "Kurikulum". E çelur në galerinë "Fap", ekspozita prezanton punime të përzgjedhura nga vitet 60-80 ku një pejsë e tyre i takojnë artistëve të njohur të ditëve të sotme.
Janë rreth 50 punime të prezantuara në tre seksione: njëri ka në qendër njeriun punëtor, tjetri ka njeriun si model dhe seksioni i tretë u dedikohet portreteve. Përzgjedhja e këtyre punëve është kryer në bazë të cilësisë së vizatimeve.
Albanian Screen
Add new comment