Armitage: Vendet e Ballkanit nivel të lartë të borxhit publik

Postuar në 07 Nëntor, 2012 04:06

 

Jane Armitage, koordinatorja e BB për Ballkanin Perëndimor paralajmëron se vendet e Ballkanit kanë një nivel shumë të lartë të borxhit publik. Në një intervistë për prestigjiozen Reuters, Armitage thotë se borxhi është në nivel kritik.

"Do të thoja se borxhi në Malin e Zi, Serbi dhe Shqipëri është në një nivel kritik, veçanërisht në Shqipëri në 60 përqind të GDP-së, por po rritet me shumë shpejtësi në Serbi dhe Malin e Zi", tha ajo.

Shqipëria dhe ish republikat e Jugosllavisë kanë pësuar rënie të eksprteve dhe tharje të investimeve direkte të huaja, për shkak të krizës së borxhit në zonën e euros, që është burimi i kryesor i tregtisë dhe investimeve në këto vende. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.