Greqi, emigrantëve iu hiqet e drejta e votës në zgjedhjet vendore

Greqia iu heq të drejtën e votës emigrantëve, duke shpallur antikushtetuese dispozita të caktuara të ligjit të miratuar nga Qeveria Papandreu.
Këshilli i Shtetit në një seancë me dyer të mbyllura, shpalli antikushtetuese pothujase unanimisht, dispozitat e ligjit 3838/2010 (i njohur si "Ligji Ragousi"), që iu mundësonte shtetasve të huaj të merrnin pjesë duke kandiduar dhe duke votuar në zgjedhjet vendore në Greqi.
Sipas vendimit të Këshillit të Shtetit , e drejta për të votuar dhe për t’u votuar është vetëm për qytetarët grekë dhe nuk mund të shtrihet tek qytetarët e huaj, pa rishikuar Kushtetutën.
Antikushtetuese u shpallën gjithashtu edhe dispozitat që e bënin të lehtë marrjen e shtetësisë greke nga emigrantët. Këshilli vendosi se mënyra e marrjes së nënshtetësisë greke, sipas ligjit përkatës 3838/2010, është në konflikt me kërkesat kushtetuese.
Ndërkohë qeveria Samaras ka përgatitur një ligj të ri për dhënien e shtetësisë tek të huajt, me kritere të tjera më të ashpra, të cilin pritet ta dërgojë së shpejti për votim në Parlament.
Balkanweb.com
Comments
A do te kishim dashte ne qe
<p>A do te kishim dashte ne qe te huajt te kene te drejte vote ne zgjedhjet tona?</p>
Add new comment