Ndotja e ujit në Kukës, DSHP gjobit ndërmarrjen

Cilësia e ujit të pijshëm në Kukës ka bërë që Drejtoria e Shëndetit Publik, pas shumë paralajmërimesh, të gjobisë Ndërmarrjen e Ujësjellësit. Prej kohësh në rubinetat e qytetarëve uji mbërrin i ndotur me ngjyrë dhe me erë; ndaj është kërkuar që pranë firmës që po kryen punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri të qëndrojë edhe një inspektor i Higjienës.
"Ndërhyrjet që janë bërë në rrjet për të ndërtuar ujësjellësin e ri, gabimisht fadroma ka kapur dhe një pjesë dhe ka dëmtuar dhe kjo ka bërë futjen në rrjet të ujërave të ndotura. Drejtoria e ujësjellësit duhet të angazhohet më shumë, qoftë me klorinimin e ujit për të cilin kemi bërë dhe detyrën tonë, duke lënë proces verbale. Kemi vendosur gjobë, por jo për këtë rast, pak ditë më parë për një rast tjetër", thotë Nikolin Martini, drejtor i Shëndetit publik.
Prej vitesh qytetarët e Kuksit përballen me ndotjen dhe mungesën masive të ujit të pijshëm. Në shumë raste ata kanë vuajtur pasojat e përzierës së ujit të pijshëm me ujërat e zeza.
"Fëmijët i kam në spital me bark dhe të vjella, ka ardhur nga pasoja e ujit. Ne këtë ujë kemi pirë, unë për vete nuk kam mundësi të ble", thotë një banor. "Fëmijët në spital i kemi çuar, për fëmijët më shumë", shprehet një tjetër.
Ndotja e ujit vjen për shkak të defekteve gjatë zbatimit të projektit të ujësjellësit të ri. Punimet po kryhen nga një kompani vendase, e cila është kontraktuar nga kompania që ka fituar tenderin prej 3.5 milionë eurosh për ndërtimin e kësaj vepre.
Albanian Screen
Add new comment