Stendat e panairit, botuesit: Çmimi shumë i shtrenjtë

Në vigjilje të Panairit të 15-të të librit, disa nga botuesit shqiptarë ankohen përsëri për organizimin e ngjarjes më të rëndësishme vjetore për ta. Sipërfaqja e shtrenjtë e ekspozimit prej 70 eurosh dhe mungesa e transparencës, janë shqetësimit kyçe, të cilat, ata thonë, se, i vënë në vështirësi.
"Më duhet të kujtoj atë luftën e madhe për botues, të cilët kanë paguar çmime aq të kripura që në fund të panairit doli që nuk i kishin bërë ato para. Neve vjet në momentin që luftonin, bëmë dhe llogaritë për këtë gjë dhe dilte shumë mirë që çmimi të mos ishte aq i shtrenjtë. Por problemi pikërisht i kësaj transparence se çfarë ndodh aty brenda është përgjigja e gjithçkaje. Jam e bindur që çmimi 70 euro për m2 është shumë i shtrenjtë dhe këtu është një abuzim shumë i madh", deklaron Arlinda Dudaj, botuese.
Por Petrit Ymeri, kryetari i Shoqatës së Botuesve, si organizator i panairit të librit, saktëson se gjithçka është bërë publike muaj më herët dhe në bazë të ligjeve të vendit. Sipas tij, një pjesë e botuesve kanë pretendime boshe.
"Shoqata e Botuesve, grupi organizator punon me seriozitet, me rregulla të afishuara dhe të njoftuara për të gjithë botuesit. E kemi hapur fushatën e pronotimeve që në muajin prill. Sa për sqarim të opinionit, panairi i Librit është panairi më i lirë se sa të gjitha panairet e tjera të bërë në Pallatin e Kongreseve", deklaron Ymeri.
Sa i takon premtimeve të ministrisë së Kulturës për subvencionimin e gjysmës së kostos së sipërfaqes ekspozuese, Ymeri sqaron se ato mbeten premtime dhe se deri tani nuk është marrë asnjë ndihmë financiare. Albanian Screen
Add new comment