Invalidët pa ilaçe në Durrës, pezullohet dhënia e KEMP-it

Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore ne Durres ndërpreret përkohesisht lëshimin e raportit te KEMP-it per personat me aftesi te kufizuara. Dosjet e të gjithë këtyre personave janë në proces dixhitalizimi; çka ka pezulluar punën për raportet duke bërë që dhjetëra vetë - prej të paktën një muaji - të sorollaten pa mundur të blejne barnat.
Nga ana tjeter shoqata e invalideve paraplegjike denoncon nje tjeter shkelje per marrjen e raportit te paaftesise, i cili kerkohet cdo vit. Sipas tyre, paraplegjikët nuk kanë pse të dalin çdo vit në kemp, sepse gjendja e tyre nuk ndryshon.
"Këtu bëhet pisllëku më i madh që ekziston, invalidi paraplegjik do të dalë përgjithmonë në kemp, si invalid pune", tha Kujtim Salku, kryetar i shoqates se invalideve paraplegjike.
Ne Durres ka mbi 300 invalide paraplegjike qe detyrohen cdo vit te merren me kryerjen e vizitave mjekesore dhe procedurave te tjera per te perfituar kempin. Vizitat kryhen ne te vetmen agjenci qe ndodhet pranë gjykates se shkalles se pare, ku pavaresisht sinjalistikes per te lene vendin e lire per invalidet, ai qendron gjithmone i bllokuar nga automjete qe parkojne kunder tabeles.
Albanian Screen
Add new comment