Çmimi Nobel për paqe, disa liderë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Postuar në 14 Nëntor, 2012 12:17

Dhjetëra drejtues evropianë kanë theksuar se do të marrin pjesë në dorëzimin e çmimit Nobel për Paqe në Bashkimin Evropian më 10 dhjetor në Oslo, por disa të tjerë e kanë refuzuar ftesën, njoftoi sot Instituti Nobel. 

"Disa janë shprehur se do të marrin pjesë dhe një numër i caktuar janë përgjigjur negativisht'', deklaroi drejtori i Institutit Nobel, Geir Lundestad, pa dhënë shpjegime për këto refuzime. 

Pas dhënies së papritur të çmimit Nobel për Paqe Bashkimit Evropian, aktualisht në krizë, më 12 tetor, presidenti Herman Van Rompuy kishte ftuar drejtuesit e 27 shteteve anëtare të merrnin pjesë në ceremoninë e dorëzimit të çmimit më 10 dhjetor, data e vdekjes së Alfred Nobel. 
Instituti Nobel refuzoi të publikonte emrat e atyre që do të marrin pjesë dhe atyre që kanë refuzuar duke shtuar se lista ndryshon nga dita në ditë. 

 

Balkanweb.com

Comments

Submitted by Baku (not verified) on

Si zakonisht Europa e bashkuar ka nje qendrim te perbashket!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.