Greqi, 50% e kompanive shkurtojnë rrogat

Postuar në 16 Nëntor, 2012 05:36

Pothuajse gjysma e ndërmarrjeve greke gjatë këtij viti kanë bërë shkurtime të rrogave dhe personelit të punësuar. 

Kështu thotë e përditshmja athinase “Kathimerini”, që ka publikuar të dhënat e dala nga një studim i kryer mes muajve prill-korrik nga kompania Aon Hewitt, mbi 165 sipërmarrje aktive greke. 

Ndërkohë, nuk kanë marrë masa kaq drastike kompanitë ndërkombëtare që veprojnë në Greqi. Vetëm 9 për qind e këtyre grupeve të mëdha ka reduktuar rrogat në vend dhe 17 për qind ka shkurtuar personelin. 

Më herët gjatë muajit në Athinë u publikuan të dhënat e fundit statistikore, nga të cilat rezultoi se papunësia në Greqi kishte arritur një rekord të ri prej 25.4% në muajin gusht. 

Të rinjtë janë edhe një herë ata që po vuajnë më shumë shkurtimet e vazhdueshme të qeverisë dhe renien ekonomike, me më shumë se gjysmën e personave në moshën 18-25 vjeç, që nuk janë të aftë të gjejnë punë, ndonëse e kërkojnë një të tillë. 

Sipas Insitutit Grek të Statistikave, “ELSTAT”, numri i përgjithshëm i të papunëve në gusht u rrit me 1.27 milionë, ose 352 mijë më shumë nga gushti 2011, kur papunësia ishte në nivelin e 18.4%. 

 

Në krahasim me muajin paraardhës të matur, korrikun, papunësia ishte rritur me 0.6%. Këto të dhëna u publikuan në një moment kur perleshje masive kishin përfshirë vendin, pas miratimit të masave të reja shtrënguese, kusht për marrjen e këstit të ri prej 31.5 miliardë eurosh nga kreditorët. Pa këtë këst, Greqia do të ishte e detyruar të shpallte falimentimin përpara përfundimit të muajit. 

 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.