E përpjeta fiskale, Obama: Më shumë taksa të pasurve

Postuar në 15 Nëntor, 2012 07:41

 

Presidenti amerikan, Barack Obama u përqëndrua në apelin e tij drejtuar të pasurve të cilët duhet të paguajnë më shumë taksa, në konferencën e parë për shtypin që pas rizgjedhjes në Shtëpinë e Bardhë. Obama bëri thirrje për miratimin e shpejtë të legjislacionit në mënyrë që të përjashtohet rritja e taksave për ata që fitojnë 250 mijë dollarë, por refuzoi zgjatjen e kësaj mase edhe për më të pasurit, apo 2 për qindëshin e taksapaguesve amerikanë. 

"Nuk mund të mbajmë peng klasën e mesme, ndërsa debatojmë shkurtimin e taksave për të pasurit",-tha Obama. Shtetet e Bashkuara përballen me të ashtuquajturën të përpjetë fiskale, që ka të bëjë me shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e taksave. Kjo situatë që gjendet mjaft afër, në fund të vitit, do të përsërisë kombinimin e kohës së George Bush, me reduktime automatike në shpenzimet e mbrojtjes dhe ato të buxheteve lokale. Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.