Greqia para eurogrup. Samaras: Evropa të na mbështesë

Fondi Monetar Ndërkombëtar insiston në uljen e borxhit grek në 120%, në vitin 2020. “Negociatat për Greqinë nuk gjenden në ngërç. FMN synon për Greqinë “një zgjidhje reale” dhe “jo një zgjidhje provizore”, tha një zëdhënës i Fondit duke shtuar se se një imazh më i plotë për borxhin do të paraqitet në raportin e trojkës.
Nga ana e saj kancelarja gjermane deklaroi se “qëndrimi ynë mbi çështjen e ristrukturimit të borxhit grek nuk ka ndryshuar, dhe as duhet të ndryshojë”. Ajo kërkoi nga Eurogrupi një zgjidhje sa më të shpejtë për Greqinë. Merkel sqaroi se që të ndodhë kjo, duhet raporti përfundimtar i trojkës. “Do të bëjmë gjithçka me qëllim që Greqia të mbetet në eurozonë”, konstatoi kryeministri francez, Jean-Marc Ayrault.
Më herët, ministri gjerman i financave, Ëolfgang Schauble, kishte deklaruar se eurogrupi të martën e ardhshme, do të konkludojë në një marrëveshje për Greqinë.
Ndërkaq kryeministri grek, Antonis Samaras, tha se brenda vitit 2013 do të duken shenjat e para të rimëkëmbjes së ekonomisë greke. Kryeministri grek e ftoi Europën të çojë deri në fund politikat e mbështetjes për vendet që përballen me probleme në Eurozonë. “Nuk mund të ketë sukses asnjë program, nëse nuk ke shoqërinë me vete”, tha Samaras, duke theksuar se suksesi grek i përballimit të krizës do të shndërrohet në një sukses europian.
Balkanweb.com
Add new comment