Gruevski vizitë zyrtare në Tiranë, ja axhenda

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë së Maqedonisë. Një nga zëdhënësat e Qeverisë, Muhamet Hoxha deklaroi se vizita përkon me firmosjen e disa marrëveshjeve ndërshtetërore, duke nënvizuar marrëveshjen për njohjen e patentave të shoferit dhe nisma të tjera në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror. Gruevski vjen në Tiranë pas më shumë se katër viteve, pas një vizite të tij në shkurt të vitit 2008.
Një tjetër vizitë e fundit e tij ka qenë vitin e kaluar, ku Gruevski vizitoi vetëm fshatin Gollobordë, një qendër rurale e përplasjeve të maqedonasve dhe bullgarëve, për identitetin kombëtar të banorëve të kësaj zone në territorin shqiptar.
Ndërkaq Kryeministria e vendit tonë ka zbardhur axhendën e pritjes dhe takimeve të Gruevskit gjatë të premtes.
Ora 09.30 Ceremonia zyrtare e pritjes në kryeministri
Ora 09.45 Takim tet a tet i dy Kryeministrave
Ora 10.00 Bisedimet mes dy delegacioneve
Ora 10.50 Nënshkrimi i marrëveshjeve, në prani të kryeministrave
Ora 11.00 Konferencë e përbashkët për shtyp
Ora 15.30 Forumi i Bashkëpunimit Ekonomi, Hotel ” Sheraton”, Salla” Iliria” II. Përshëndetet nga dy kryeministrat.
Mapo
Add new comment