15 vite burg për Kumbaron, Djali i Hoxhës: Drejtësia na vrau për herë të dytë babanë

Pas 5 vitesh ka përfunduar sot gjyqi ndaj tre ish- SHIK-asve të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha, ngjarje e ndodhur në vitin 1995. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 15 vjet burg ish-punonjësin e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), Ilir Kumbaro. Kumbaro akuzohet për torturim me pasoja të rënda, që çoi në vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha dhe është person i shpallur në kërkim.Trupi gjykues vendosi të pushojë gjykimin për dy të pandehurit e tjerë, Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini, ashtu siç kishte kërkuar edhe organi i akuzës. Prokurorja e çështjes, Elisabeta Imeraj, kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin me 15 vjet burg për Ilir Kumbaron, por u tërhoq nga akuzat e ngritura kundër dy ish -punonjësve të tjerë të SHIK-ut, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi. Por familjarët e Hoxhës shprehen se janë të zgënjyer nga vendimi I gjykatës. Djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Ardian Hoxha, u shpreh se familja Hoxha priste që të gjithë të pandehurit të ishin në burg. “Drejtësia na vrau për herë të dytë babanë. Nëse kjo është drejtësia, me vjen turp të që jam shqiptar. Ne kemi 17 vite që torturohemi, ky proces është bërë si film. Këtu nuk mbrohet e drejta por mbrohet krimi.”- deklaroi Ardian Hoxha.
Mapo
Add new comment