Rishpërndarja e mandateve, dështon mbledhja e KQZ. PS, kundër. Biba: S’morëm informacion nga MB

Postuar në 23 Nëntor, 2012 03:22

Komisioni Qendor i  Zgjedhjeve nuk ka kaluar dot ne parim projektligjin per rishperndarjen e mandateve të deputetëve në zgjedhjet e 2013-s, pasi opozita ne Komision ka votuar kunder.

Mbledhja ka nisur me argumentimin e nenkryetarit Denar Biba per voten kunder, per shkak te mungeses se informacionit nga Ministria e Brendshme.

KQZ kishte programuar sot në axhendë votimin e projektvendimit, për të shtuar një mandat në qarkun e Tiranës dhe Durrësit dhe heqjen e një mandati në qarkun e Beratit dhe në atë të Korçës.

Tre anëtarët e zgjedhur nga opozita nuk e kane votuar projektvendimin. “Ne nuk morem informacionin qe kerkuam, nisur nga dyshimet e hapura qe kishim”- tha Biba.

Sipas tij, integriteti i zgjedhjeve eshte mbi cdo interes tjeter.  “Nese ky ka marre nje te krisur sado te vogel, eshte ne nderin tim te heq cdo lloj hije dyshimi mbi integritetin e zgjedhjeve, nuk i kushtonte asgje MB te prodhonte nje material me informacionin e kerkuar”- tha ai

Sot Panorama ka raportuar per deshtimin e mbledhjes se KQZ per rishperndarjen e mandateve.

Zëvendëskryetari i KQZ-së, Denar Biba, tha per gazeten  “Panorama” se nuk do të pranojë të votojë projektvendimin për rishpërndarjen e mandateve në rast se do të hidhet për votim. Sipas tij, më parë duhen të verifikohen të gjitha dyshimet e ngritura për manipulim të listave të votuesve në qarkun e Kukësit.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.