Mjekët do paguajnë nga xhepi për gabimet e tyre

Mjekët do t’i shpërblejnë vetë pacientët për çdo gabim mjekësor që ata bëjnë. Një fond i posaçëm do të krijohet nga pagesat e përmuajshme, për t’u përdorur për çdo rast kur verifikohet e drejtë akuza e të sëmurëve.
Ndërkaq, duke filluar nga janari i 2013-s, qytetarët dhe pacientët shqiptarë do të dinë se cili institucion shëndetësor plotëson standardet e shërbimit. Vitin që vjen, akreditimi do të bëhet i detyrueshëm si për publikët, ashtu edhe për privatët.
Duke marrë shkas nga rritja e numrit të qytetarëve që i drejtohen Gjykatës për trajtim të gabuar mjekësor, ISKSH-ja propozon hartimin e një ligji të veçantë për sigurimin e personelit shëndetësor.
“Kemi pasur gabime mjekësore të shoqëruara me dëme financiare, ku vlera monetare ka qenë 30 milionë lekë. Prandaj i duhet paraprirë këtij risku, duke vënë piketat në një ligj për sigurimin e profesionit. Profesione të veçanta të sigurohen ekstra, apo qoftë dhe vetë institucionet shëndetësore të sigurojnë stafin e tyre nga gabimet mjekësore, në mënyrë që të përgjigjen para pacientit për dëmet që shkaktojnë”, tha dje drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Këto deklarata ajo i bëri gjatë Konferencës VII të Qendrës së Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit.
Panorama
Add new comment