Kriza prek edhe depozitat, kreditë katër herë më pak

Entuziazmi se rritja e depozitave në sektorin bankar vazhdon, duket se do të mbarojë së bashku me vitin 2012. Shifrat e Bankës së Shqipërisë po tregojnë një tjetër realitet ku shqiptarët nuk kanë ç’të kursejnë më, duke mos depozitar më para në bankë. Nga ana tjetër, mosshoqërimi i këtij fenomeni me rritje të konsumit tregon se shkak është rritja e çmimeve.
Por, as kreditimi nuk është në ditët më të lulëzuara dhe 2012-a, ashtu sikurse e pranoi edhe ministri i Financave pak ditë më parë, është viti më i vështirë përgjatë krizës dhe këtë tashmë po e reflekton edhe sektori bankar.
Një vit më parë, kreditimi, muaj pas muaji, ka shënuar vetëm rritje. Ne po i referohemi mesit të 2011-s e në vazhdim, ku deri në dhjetor kreditimi arriti në 541 miliardë lekë, nga 510 miliardë që ishte në qershor. Në vijim, viti 2012 ka pasur rritje, por edhe rënie të kreditimit përgjatë muajve dhe problemi më i madh do të fillonte në qershor të këtij viti. Kredia mbeti statike duke mos u rritur për muaj të tërë.
Panorama
Add new comment