Zhduken flamujt falsë nga institucionet dhe dyqanet, tregtarët: I shitnim prej tri vitesh

Institucionet zëvendësojnë flamujt e deformuar me ata të miratuar me ligj pas debateve në Parlament.
Tregtarët: Na mbaruan ata kinezë, por edhe u paralajmëruam nga policia.
Zhduken flamujt falsë nga institucionet, por edhe nga dyqanet dhe tregjet e Tiranës, duke i zëvendësuar me të rinj. Pas denoncimit të socialistëve në Parlament se në institucionet shtetërore valëviten flamuj me stampën e shqiponjës së përçudnuar, dje në fotot e sajteve zyrtare të Presidencës, Kryeministrisë, ministrive etj. dalloheshin qartë flamujt kombëtarë, ashtu siç e përcakton ligji nr. 8926, datë 22.7.2002. Kjo u vu re në konferencën për shtyp të Berishës me Gruvskin, në aktivitetet e Topallit dhe faqen e internetit të Presidencës. Po ashtu, flamujt falsë ishin zhdukur edhe nga tregjet e Tiranës dhe në vend të tyre shiteshin ata origjinalë, por me çmim pak më të shtrenjtë. Nga 200 lekë ishin bërë 300 lekë. Sigurisht ata më të vegjlit, ndërsa çmimi rritej në varësi të përmasave.
Panorama
Add new comment