Meta përplaset me Berishën: T’i jepen merita Enverit, përderisa i jepen Zogut

Lëvizja Socialiste për Integrim, aleate e PD-së në qeverisje prej më shumë se tre vjetësh, kërkon ridimensionimin e figurës së Enver Hoxhës. Deklaratën e bëri dje kryetari i kësaj partie, Ilir Meta, gjatë homazheve që bëri në monumentin “Nënë Shqipëri” me rastin e 29 Nëntorit.
Figura e Hoxhës
Ai tha se historinë nuk duhet ta bëjnë politikanët, por historianët, teksa shtoi se për aq sa i janë dhënë merita Mbretit Zog, kjo duhet të ndodhë edhe me udhëheqësin komunist të 45 viteve. “Përderisa i jepen merita Zogut në disa aspekte, nuk ka arsye që të mos i jepen merita edhe Enver Hoxhës, sidomos përsa i takon drejtimit të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Megjithatë, unë mendoj se nuk është detyrë e politikanëve për të bërë historinë, sepse politikanët kanë edhe interesat e tyre politike”, u shpreh lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Panorama
Add new comment